Flash

Gënjeshtra e Ramës për Bypassin e Fierit. Para disa javësh zotohej për përfundim të projektit në fillim të sezonit, sot flet për hapje të trasesë

Lapsi.al 24 October 2018
Gënjeshtra e Ramës për Bypassin e Fierit. Para disa javësh

Mes padurimit nga ngecja ndër vite dhe entuziasmit, kryeministri Edi Rama njoftoi sot lajmin për sigurimin e financimit nga BERZH të dy projekteve insfrastrukturore të rëndësishme në jug të vendit; Bypassin e Fierit dhe Vlorës.

“Për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik”, shkruan Rama në Twitter.

Por kjo që thotë kryeministri bie në kundërshti me çfarë ai ka deklaruar muaj më parë. Nëse i referohemi vetëm intervistës së tij te emisioni ‘Open’ disa javë më parë, Rama deklaroi se Bypassi i Fierit do të jetë gati për sezonin tjetër turistik.

Pra, projekti do të jetë i përfunduar. Ndërkohë në reagimin e sotëm, kryeministri flet ‘hapje traseje’ për sezonin e ardhshëm.

Faktikisht traseja e kësaj rruge është e hapur prej kohësh, thjesht përfundimi i saj është zvarritur ndonëse Rama e ka premtuar vit pas viti. Ajo që kryeministri duhet të thotë dhe që praktikisht u invereson qytetarëve që bllokohen në trafik sidomos gjatë sezonit veror, është se kur do të përfundojë ky projekt.

Hapja e trasesë së rrugës, që faktikisht është hapur, nuk do të thotë përfundim i projektit.

“Tani procesi ka përfunduar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezoni i ardhshëm ta gjejë rrugën e bypass-it të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar plotësisht. Kështu që kompletohet gjithë lidhja me Vlorën”, deklaronte Rama shtator të këtij viti.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Gratë në Kosovë lindin ende në shtëpi

Epoka e lindjeve të foshnjave në shtëpi nuk ka përfunduar me luftën në Kosovë. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, ende ka gra kosovare që procesi...

18:12

Grabitje me maska në Vlorë

Rikthehen grabitjet me maska. Gjatë natës së kaluar në Vlorë, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një 70-vjeçar dhe i kanë arrë një makinë. N...

16:49

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI