Flash

Gattuso në sulm: "Kam humbur vetëm 6 ndeshje në A, por duket sikur i kam humbur të gjitha"

Lapsi.al 24 October 2018
Gattuso në sulm: "Kam humbur vetëm 6 ndeshje në A, por duket

Nesër kundër Betis, Milan mund të hipotekojë kalimin në 1/16 e Europa League, por çështja që ridel në skenë është gjithnjë derbi. "Jemi ende të trishtuar - pranon Gattuso - Por ndihen i ofenduar nëse thoni se kam luajtur për barazimin. Na mungoi driblimi, por jam i kënaqur me mentalitetin dhe karakterin. Gjithsesi duhet të rinisemi. Duhet të jem realist në vlerësimin e skuadrës, sepse jo gjithçka që bëmë është për t'u hedhur poshtë".

Milan ka 12 pikë dhe ka humbur po aq për faj të tij. "Duhet të tregohemi më të kujdesshëm dhe jo të kapemi pas mungesës së fatit. Duhet të jemi gati, të bëjmë sa më pak gabime të jetë e mundur. Jam ketu prej një viti, në kampionat kam humbur gjashtë ndeshje. Duket sikur i kam humbur të gjitha ndeshjet e drejtimit tim, shpresoj që kjo të vazhdojë dhe lojtarët të lihen të qetë. Përgjegjësi jam unë dhe më takon të kritikohem, por kemi për detyrë të bëjmë sa më pak gabime".

Lidhur me "fantazmat" e Conte dhe Donadoni, Gattuso tha: "Jam trajner, e di që kur rezultatet nuk vijnë jam në diskutim. Kam përjetuar presione më të mëdha se këto, këtu jepen emra. Me Leonardo dhe Maldini gjithmonë ka një diskutim, unë ju tregoj se si e shoh, ata thonë të tyren. Mund të ketë ulje-ngritje, por ne ia themi gjërat njëri-tjetrit në fytyrë. Ajo që ndodhi midis meje dhe Leonardo ishte shumë vite më parë, ka një respekt të madh mes nesh dhe flasim hapur, respekti nuk duhet të mungojë kurrë ".

Për kundërshtarin e të enjtes, Betis Sevilla, drejtuesi kuqezi u shpreh: "Është një skuadër që në Madrid e zotëroi topin në 65%, bën pak gola dhe ka shumë kualitet. Luan me një mbrojtje me tre, do të jetë një ndeshje tepër e sikletshme. Nesër do të zbresësë në fushë skuadra më e mirë, që ka më shumë benzinë, është një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një skuadre që angazhohet shumë dhe të detyron të vraposh shumë".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI