Flash

Fier, makina përplaset me motoçikletën, një i vdekur

Lapsi.al 24 October 2018
Fier, makina përplaset me motoçikletën, një i vdekur

Një 45-vjeçar është aksidentuar për vdekje në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë. (foto ilustruese)

Policia sqaron se në pranga u vu drejtuesi i mjetit shtetasi, Albert Myrtaj 38 vjeç, banues në Vlorë.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier - Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë", thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI