Flash

Dosja për Xhisiela Malokun në gjykatë/ Rexhep Rraja nën akuzë për përndjekje

Lapsi.al 24 October 2018
Dosja për Xhisiela Malokun në gjykatë/ Rexhep Rraja nën

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja do të dalë para gjykatës me akuzën e përndjekjes. Prokuroria e Krujës ka mbyllur hetimet dhe ka vendosur që të përballet me pretendimet e 25 vjeçarit që e mohon dhunën ndaj ish të dashurës së tij.

Dosja është dërguar në gjykatë pavarësisht pretendimeve të Xhisiela Malokut që është tërhequr nga padia dhe pretendon se ndaj saj nuk është ushtruar dhunë. Një nga provat e prokurorisë është përgjimi ambjental që iu bë Rexhepit dhe Xhisielës në komisariatin e Krujës, ku të dy bisedojnë për mbylljen e çështjes. Avokati i Rexhep Rrajës nga ana tjetër pretendon se pikërisht kjo bisedë tregon normalizimin e marrëdhënieve mes të dyve dhe për këtë arsye, klienti i tij duhet të shpallet i pafajshëm.

Në denoncimin që i mori oficeri Emiljano Nuhu, Xhisiela Maloku tregon dhunën që pësoi në një hotel të Krujës, si u kërcënua nga Rrajat për të mos bërë denoncim dhe refuzimet e policëve për ta regjistruar kallëzimin e saj.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI