Flash

DOSJA/ Kush është polici i anti-drogës që punonte për grupin e Shijakut

Lapsi.al 24 October 2018
DOSJA/ Kush është polici i anti-drogës që punonte për

Operacioni antidroge ka pasur edhe nje dekonspirues nga radhët e uniformave blu. Sipas dosjes së Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bledar Koçi, punonjës në Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Fierit, ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e punës së tij.

Prokuroria thotë se ka të dhëna se personi në fjalë ka pasur informacion për shkak të detyrës dhe ka mbajtur të informuar për lëvizjet e organeve hetimore shtetasin Hajri Seferi dhe anëtarët e grupit të tij.

Madje, veprimet e tij kanë sjellë pasoja në hetimin, duke vështirësuar punën e grupit, ku ndër të tjera, pasi i është vënë GPS, audio-lokalizuese, në automjetin e Hajri Seferit, Bledar Koçi e ka informuar lidhur me instalimin e kësaj pajisjeje. Pajisja më pas u zbulua nga të dyshuarit, disa ditë pasi ishte vënë dhe për këtë arsye policia u detyrua ta çinstalonte, shkruan Panorama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI