Flash

Allan i vëzhguari special: mund të fitojë Brazilin

Lapsi.al 24 October 2018
Allan i vëzhguari special: mund të fitojë Brazilin

Këtë herë Selecao duket vërtetë shumë afër dhe Allan e luan kundër PSG. Është larguar Sylvinho, një nga bashkëpunëtorët e trajnerit Tite, për të kuptuar saktësisht se cili mund të jetë impakti i mesfushorit napolitan në një ndeshje të madhe të nivelit ndërkombëtar. Impenjimi në Champions është perfekt për të dhënë këtë verdikt pas një debati të gjatë brenda stafit teknik. Motivet e thirrjes së munguar për momentin kanë qenë dy: 1) zgjedhja taktike; 2) pjesëmarrja e pakët në lojën sulmuese.

Në pikën e parë dyshimi është: Allan mund të shërbejë më shumë si zëvendësues i Casemiro para mbrojtjes në 4-3-3 të Tite ose në rolin që ka aktualisht Paulinho. Arthur apo Fred? Në bisedat midis Tite dhe bashkëpunëtorëve të tij termi "dritë" shpesh përdoret për të përcaktuar qëndrimin e lojtarëve. Me "dritë" nënkuptohet frymëzimi i lojës sulmuese që mund të përfaqësohet nga një depërtim, një pasim vendimtar ose një gjuatje nga distanca. Pikërisht këtë dritë duhet të ndezë Allan për të fituar një vend në ekipin kombëtar brazilian pasi javët e kaluara kishte lindur ideja e një thirrje të mundshme për të luajtur me atë italiane, hipotezë e cila momentalisht është e pamundur pasi Allan ka një pasaportë portugeze dhe nuk ka elemente të vlefshme për të marrë një italiane.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI