Flash

Akuza nga burgu për Ramën: Na bëri 'kokë turku' për t'u afruar me BE-në

Lapsi.al 24 October 2018
Akuza nga burgu për Ramën: Na bëri 'kokë turku'

“Jeni urdhëruar nga Rama për të bërë një show dhe për të na bërë si ‘koka turku’ për t’u afruar me BE”. Kjo ka qenë akuza e njërit prej të arrestuarve gjatë mega-aksionit për operacionin ‘Vol-Vo 4’, sot në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda.

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala raportoi se Genc Zeneli lëshoi akuza të ashpra kundër prokurorëve të cështjes, ndërsa tha se të gjithë të arrestuarit ishin ‘koka turku’, për të plotësuar kushtet e qeverisë për të qenë pjesë e BE. Kujtojmë se Zeneli është i arrestuar si pjesë e të ashtuquajturës ‘Banda e Ndokës’ që akuzohet se tjetërsoi tokat në zonën e ‘Ranës së Hedhun’.

Lala dha edhe një tjetër detaj të rëndësishëm edhe faktin se Zeneli rezulton i martuar me Lule Zenelin (edhe kjo e arrestuar). Ndërkohë që ata janë të martuar me të tjerë persona, pavarësisht se në një kontratë shit-blerje rezultojnë të martuar sëbashku. Sipas prokurorisë ka dyshime se ky fakt është bërë për të kaluar lehtësisht një sipërfaqe toke nga njëri bashkëshort tek tjetri./BW

Të këshilluara

Gratë në Kosovë lindin ende në shtëpi

Epoka e lindjeve të foshnjave në shtëpi nuk ka përfunduar me luftën në Kosovë. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, ende ka gra kosovare që procesi...

18:12

Grabitje me maska në Vlorë

Rikthehen grabitjet me maska. Gjatë natës së kaluar në Vlorë, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë dhunuar një 70-vjeçar dhe i kanë arrë një makinë. N...

16:49

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI