Flash

Zbulohet një vulë 9 mijë vjeçare në Turqi

Lapsi.al 23 October 2018
Zbulohet një vulë 9 mijë vjeçare në Turqi

Vula e lashtë që daton rreth 9 mijë vjet më parë është zbuluar në një kodrinë në qytetin jugor bregdetar Mersin të Turqisë. Vula që i përket viteve 7.000 para Krishtit u zbulua në Yumuktepe Hoyuk, vend që ndodhet katër kilometra në perëndim të qendrës së qytetit Mersin.

Gjatë gërmimeve prej dy muajve e gjysmë në kodrinë, ekipi prej 25 personave i kryesuar nga një profesoreshë e arkeologjisë në Universitetin Lecce të Italisë, Isabella Caneva, zbuloi një majë të shigjetës që i përkiste epokës neolitike, si dhe disa gurë të vegjël, shkruan AA.

“Ne zbuluam vulë të lashtë 9 mijë vite më parë. Vula është pronë private. Ka modele gjeometrike në të. Maja e shigjetës, që i takon periudhës neolitike, u hoq dhe një numër i madh gurësh të vegjël që u përdorën për numërimin e shtresës kolektive me një vulë të modelit gjeometrik u zbuluan”, shpjegoi Caneva.

Ajo shtoi se ekipi mori informacione të çmuara dhe të dobishme për historinë e rajonit gjatë gërmimeve./bw

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI