Flash

Xhafaj luftë krimit me tekstet e Stresit: Kush guxon të bëj ‘të fortin’ përballë shtetit, policia do t’i ‘nxijë’ jetën

Lapsi.al 23 October 2018
Xhafaj luftë krimit me tekstet e Stresit: Kush guxon të bëj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas publikimit të të dhënave për operacionin “Ndëshkimi i të fortëve” të nisur që prej 20 shtatorit që ka çuar në pranga mbi 300 persona. Xhafaj shkruan të Twitter se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata që bëjnë të fortin në lokale, lagje e qytete. Kush guxon të bëjë të fortin përballë shtetit, Policia do i nxijë jetë, kërcënon Xhafaj.

Ministri paralajmëron se së shpejti do të prezantohet paketa antikrim me masa më të ashpra.

‏“Forca e Ligjit në veprim, parandalim dhe ndëshkim të veprimtarisë kriminale. Operacioni policor ‘Ndëshkimi i ‘të fortëve’ në kontrollin e territorit rezultate të jashtëzakonshme. Në rreth 30 ditë, mbi 300 persona të arrestuar!

Mjedis mbytës dhe Ndëshkim për ata ‘Të fortët’ e lokaleve, lagjeve & qyteteve tona dhe shantazhuesve të biznesit. Qetësi, rend e siguri për qytetarët, kudo që ata janë. Kush guxon të bëj ‘të fortin’ përball shtetit, Policia do t’i ‘nxijë’ jetën!

Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!”, shkruan Xhafaj në Twitter.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI