Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Vazhdon debati në Greqi për fondet sekrete, opozita kërkon zbardhjen e dokumentave

Lapsi.al 23 October 2018
Vazhdon debati në Greqi për fondet sekrete, opozita kërkon

Ish ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i ka cilësuar si “karagjozllëqe që i bëjnë dëm vendit”, zërat për keqadministrim nga ana e tij të fondeve sekrete të ministrisë.

"Ashtu siç kalojnë nga një komision kontrolli fondet sekrete të ministrisë së jashtme, duhet të kalojnë edhe fondet e tjera”, tha Kotzias, që aludon për keqpërdorim të fondeve sekrete nga ana e ministrit të mbrojtjes, Kammenos.

Por ky i fundit ka deklaruar se në zërin “fonde sekrete”, ministria e tij ka vetëm 600.000 euro.

Ndërsa duket se kjo çështje është kufizuar në hetimin që nisi prokuroria për “nxjerrje të sekretit shtetëror”, Partia Komuniste greke e ka risjellë në skenë, duke kërkuar interpelancë në parlament.

Në letër – kërkesën drejtuar kryetarit të parlamentit, 5 deputetë komunistë nënvizojnë se fondet sekrete të ministrisë së jashtme mbeten jotransparente, pasi komisioni i ligjvënësve informohet vetëm në vija të përgjithshme dhe për shuma mbi 25.000 euro.

Rrjedhimisht, kontrolli nuk mund të jetë esencial dhe dispozita e ligjit mund të shkelet lehtësisht. Më tej, kontrolli duhet të përfshijë gjithë ministritë”, theksojnë deputetët komunistë dhe rreshtojnë, veç ministrisë së jashtme, atë të mbrojtjes, ministrinë e rendit dhe atë të financave.

Partia komuniste përsërit edhe një herë se sot nuk ka asnjë arsye që ato fonde të konsiderohen sekrete, por duhet që parlamenti të informohet se ku shpenzohen ato fonde dhe për çfarë qëllimi”, përfundon letra e pesë deputetëve komunistë që kërkojnë interpelancën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI