Flash

SHOW i Policisë/ Ardi Veliu 'harron' kapjen e të fortëve, prezanton arritjet në video-editim

Lapsi.al 23 October 2018
SHOW i Policisë/ Ardi Veliu 'harron' kapjen e të

Ndonëse operacioni  e kishte emrin “I Forti”, asnjë i fortë nuk është kapur. Në daljen për shtyp të kreut të policisë së shteti nuk u përmend asnjë emër i fortë i kapur, por vetëm u listuan arritje të policisë dhe çfarë kjo polici do të bëjë në të ardhmen. Veliu u shpreh se i gjithë ky operacion është zhvilluar në heshtje dhe sot ndodhet para publikut arritjet e këtij operacioni.

Veliu gjithashtu ftoi të shihen dy video të përgatitur në lidhje me këtë operacion, video të cilat dukeshin më shumë si trailer-a filmash aksion, por pa dhënë asnjë konkrete në to. Biles aq të fokusuar kanë qenë përgatitësit e këtyre dy videove sa kanë harruar edhe audion origjinale të template-it të përdorur për të bërë videon.

Të gjithë prinin ndonjë kokë të madhe krimi të kapur, por më kot. Veliu përsëriti frazën “shumë shpejt do të kemi rezultate”, por mesa duket të vetmet rezultate që po ka policia e shtetit nuk janë ato kundrejt krimit, por në editim videosh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI