Flash

PD reagon pas aksioneve të policisë: Asnjë bos droge nuk është arrestuar

Lapsi.al 23 October 2018
PD reagon pas aksioneve të policisë: Asnjë bos droge nuk

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj, deklaroi se asnjë nga bosët e vërtetë të drogës dhe krimit në Shqipëri nuk është arrestuar.

Sipas Alibeajt, bosët e vërtetë të krimit dhe drogës qëndrojnë të ulur në karrigen e kryeministrit bashkë me Edi Ramën.

Deklarata e Alibeajt: 

Asnjë nga bosët e vërtetë të krimit dhe drogës nuk është arrestuar. Balla përmendet në dosje, është i lirë, Vangjush Dako ka lidhje me krimin është i lirë. Qazim Sejdini i Zhytur në bandat e krimit. Të fortët e vërtetë janë bosët e krimit, që policia e Xhafës dhe Ardi Veliut nuk i arrestojnë. Xhafaj dhe Veliu kanë detyrimin sot të informojnë qytetarët se sa janë bosët e arrestuar, sa janë laboratorët e drogës të zbuluar nga policia shqiptare pa e kërkuar ndërkombëtarët.

Në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë ndaj bosëve të krimit, për sa kohë që këta të fundit janë të ulur bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit. 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI