Flash

Pas debatit në “Open”/ A u trodhën gazetarët përballë Berishës?

Lapsi.al 23 October 2018
Pas debatit në “Open”/ A u trodhën gazetarët

Një postim i shefit të propagandës së Ramës, Endri Fuga ka hapur edhe njëherë një debat që vlon prej kohësh, atë të sjelljes së gazetarëve ndaj Ramës dhe Berishës. Pas emisionit “Open”, ku ish kryeministri u gjend përballë, Eni Vasilit, Çanit, Iliazajt dhe Pezës, Fuga bëri një status ku vërejti se gazetarët u sollën si të tredhur. “Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrëm në pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj Kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s’jeni hiç etike’.

Provokimi i Fugës për gazetarët që pyetën Berishën

Në fakt ky konstatim i Fugës, se me Ramën shtypi është më i lirë, sesa në kohën kur Berisha ishte kryeministër, është rimarrë herë pas here edhe nga gazetarë pranë qeverisë. Ata të gjithë vërejnë mënyrat e sjelljes në studio për të nxjerrë një konkluzion të përgjithshëm për gjendjen e medias në Shqipëri.

Dhe në të vërtetë, po të nisesh nga toni, batutat apo edhe epitetet që gazetarët përdorin përballë Ramës në studio televizive, kryeministri aktual duket më tolerant sesa paraardhësi i tij. Por kjo ka të bëjë më shumë me karakteret e ndryshme të Ramës dhe Berishës sesa me konceptet e tyre për lirinë e shtypit. Berisha mund të jetë i ashpër, herë pas herë kërcënues dhe përdor metodat e një lideri autokrat në dialog me shtypin, por ai kurrë nuk mund të përqeshë dhe të imitojë në studio, siç bëri Rama së fundi me Rudina Xhungën, ai kurrë nuk kalon në tallje dhe ironi banale siç bën Rama me Fevziun, Eni Vasilin apo Ilva Taren. Berisha i vesh atij që ka përballë mantelin e armikut e fillon luftën me të. Rama i hedh petkun e kllounit dhe do të bëjë shou pa fund.

Mirëpo kjo lloj sjelljeje diametralisht e kundërt, që varet nga tipologjia krejt e ndryshme e këtyre dy politikanëve, përpos të dhënave për ta nuk tregon asgjë nga gjendja e medias në periudhat që kanë drejtuar ata, prandaj ajo nuk mund të përdoret si një argument për të thënë se kur ka qenë shtypi më i lirë siç pretendon fuga dhe mbështetësit e tjerë të Ramës.

Dy kohët kanë tipare të ndryshme: Berisha persekutonte gazetarë, siç bëri me rastin e Mero Bazes, i kërcënonte fizikisht dhe i shkatërronte bizneset, si gjoba 20 milionë euroshe, me të cilën e shantazhoi Top Channel-in. Por si pasojë e hedhjes së kësaj dorashke lufte, e cila është absolutisht për t'u denoncuar, nën regjimin e tij lindnin media opozitare me qeverisjen. Nga tre televizionet kombëtare, Berisha kishte vetëm Klan-in që e përdorte si armë personale, në këmbim të parave publike që i jepte, por Top Channel-in dhe Vizion Plus-in i kishte pro opozitare. Në kohë të Berishës vërtet mbylleshin emisione kritike, por rezistoi një media si gazeta Tema që me denoncimin e skandaleve e bënte zhele pushtetin me keq sesa opozita e tredhur dhe jo parimore e Ramës.   

Rama kryeministër, vërtet në sipërfaqe ngjan më tolerant, por me anë të pushtetit të parasë (jo të dhunës) ai i ka vënë të gjitha mediat nën këmbët e tij. Sot, është e drejtë që nuk ka një televizion snajper si Klani i djeshëm. Por të tre TV kombëtare janë pro qeveritare. Sot nuk ka asnjë, asnjë gazetë apo TV, që ta godasi qeverinë në thembrën e Akilit, siç bënte dikur gazeta Tema.

Me sa duket, për lirinë e medias pushteti i parasë është më keqbërës, sesa pushteti i dhunës. Korruptimi që bën Rama është më i dëmshëm sesa persekutimi që ushtronte Berisha.

Prandaj konkluzioni se kjo është një kohë lirie në krahasim me të shkuarën, i nxjerrë nga matja e etikës së gazetarëve në studio kur janë përballë Berishës dhe Ramës, është thjesht një përpjekje sipërfaqësore për të shmangur një debat më të madh: nga kërcënohen më shumë mediat, nga dhuna apo nga korruptimi?

Dhe ky konkluzion nuk mund të nxirret duke parë mënyrën se si u sollën në studio me Berishën, Çani, Iliazaj dhe Peza.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI