Flash

Njihuni me 11 kampionët e harruar të Champions League

Lapsi.al 23 October 2018
Njihuni me 11 kampionët e harruar të Champions League

Champions League është skena më e madhe e futbollit Europian për klube, por ka disa kampionë të mëdhenj që nuk i ka parë pothuajse fare. Më i famshmi nga të gjithë është portieri. Thibaut Courtois në sezonin e kaluar luante gjithnjë me Chelsea, këtë vit është lënë jashtë skuadre, të paktën në Champions, nga trajneri i tij Julen Lopetegui, që kur luante në fushë ishte pikërisht portier.

MBROJTJA - Nga ana teknike sektori difensiv nuk është plotësisht i ekuilibruar, por mund të ndërtohet me një linjë treshe, që nis me Danilo të Manchester City. Kohët e fundit është dëmtuar, por edhe më parë për Pep Guardiola pothuaj nuk vlente fare e nuk e kishte përdorur as në Premier League. Qendra e mbrojtjes është pa rivalë: Lovren i Liverpool, titullar në finalen e edicionit të kaluar, është pothuaj harruar nga Jurgen Klopp. Gjithnjë nga Liverpool, Alberto Moreno, që mezi fiton grumbullimet, kompleton repartin.

MESFUSHA - Në atë që quhet një lloj skuadra ëndërrash, Paris Saint Germain, ka gjetur fare pak minuta Julian Draxler, që në shumë skuadra të tjera të nivelit të lartë do të ishte titullar i palëvizshëm. Në krahun tjetër është një njohje e vjetër e kompeticioneve ndërkombëtare, ai Ashley Young që Mourinho e përdor në Premier por jo në Europë. Në qendër Arturo Vidal, që tek Barcellona po përjeton një ferr të vërtetë, aq sa përfundoi ta zinte gjumi në pankinë. Pranë tij është Gelson i Atletico Madrid, një tjetër lojtarë që përfaqëson një histori të gjatë merkato të versë që shkoi.

SULMI - Inter mori Keita Baldè për ta patur si alternativë për ta përdorur në qendër dhe në krahë të sulmit, por për momentin e ka parë fushën shumë pak. Sulmuesi tjetër i krahut i kësaj skuadre është Mahrez, një tjetër goditje e merkatos, por që fushën e ka parë shumë pak në krahasim me pritshmëritë. Qendërsulmuesi është Nikola Kalinic, përforcimi i Atletico Madrid, që është lënë në një cep nga Simeone pa i dhënë shumë shpjegime.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI