Flash

Ministri rus: Trump e Putin mund t’i zgjidhin bashkë problemet

Lapsi.al 23 October 2018
Ministri rus: Trump e Putin mund t’i zgjidhin bashkë problemet

Ministri rus i Mbrojtes, Sergei Shoigu deklaroi se Moska dhe Uashingtoni mund të zgjidhin një numër problemesh globale nëse punojnë së bashku.

Ai e bëri deklaratën gjatë një takimi me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton.

“Kjo ka të bëjë edhe me çështjet strategjike të parandalimit bërthamor, dhe sigurisht me çështjet e zgjidhjes së konflikteve të mëdha që vazhdojnë prej shumë kohësh,” - tha Shoigu.

“Unë jam i sigurt se dhe ndërmarrja e hapave të vegjël do ndihmojnë në marrëdhëniet tona dhe në rivendosjen e besimit,”- shtoi ai

Shoigu dhe Bolton u takuan mëngjesin e së martës, në ditën e dytë të vizitës së John Bolton në Moskë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA pritet të takojë Presidentin rus Vladimir Putin më vonë gjatë ditës.

Të këshilluara

Zbulohet një vulë 9 mijë vjeçare në Turqi

Vula e lashtë që daton rreth 9 mijë vjet më parë është zbuluar në një kodrinë në qytetin jugor bregdetar Mersin të Turqisë. Vula që i përket viteve 7.000 para K...

16:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI