Flash

Kapen 80 kg kanabis në Malësinë e Madhe, 6 persona të arrestuar

Lapsi.al 23 October 2018
Kapen 80 kg kanabis në Malësinë e Madhe, 6 persona të

80 kilogram kanabis sativa janë sekuestruar në Malësi të Madhe në tentativë për të trafikuar drejt Malit të Zi, gjatë një aksioni ku janë vënë në pranga 6 personat. Ata u zbuluan ndërsa tentuan të kalojnë lëndën narkotike drejt Malit të Zi përmes kufirit të gjelbër. Forcat Policore i kanë ndjekur ata në zonën turistike të Tamarës ku u vunë në pranga.

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë, duke bërë të mundur sekuestrimin e 80 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Operacioni policor i koduar “Tamara” çoi në pranga 6 persona si grup i strukturuar kriminal.

Të arrestuarit janë:

1-Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

2- Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

3- Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

4-Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25, të Kodit Penal.

5- Kristian Bujaj, 18 vjeç, banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

6- Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen 'Guerrile' Shkodër, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike " dhe " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Policia thotë se "arrestimi i tyre u bë, për arsye se nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhe kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre".

Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe, Mali i Zi, ku në fshatin Tamarë në vendin e quajtur "Prroi i Pojata" po kryenin transportimin e lëndës narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre.

Në një kohë të shkurtër, të arrestuarit kanë arritur të sigurojnë lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj.

Gjatë zhvillimit të operacionit këtyre personave u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-80 kg, lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

-2 automjete të markës 'Benz Mercedes' me targë AA669FO dhe mjeti 'BMË' me targë AA429JP.

- një sasi lekësh.

- 6 telefona celularë të markave të ndryshme

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI