Flash

Hetimet e Avdulajve/ A ishte kjo dosja që dogji prokurorin Besim Hajdarmataj?

Lapsi.al 23 October 2018
Hetimet e Avdulajve/ A ishte kjo dosja që dogji prokurorin Besim

Dosja e grupit të Avdulajve po rezulton të jetë një nga çështjet më të nxehta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Nga përgjimet e këtij grupi që merrej me prodhim dhe trafik heroine dhe kokaine, ranë në pranga dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Vetë Avdulajt ranë në rrjetën e prokurorisë, nga përgjime të grupeve të tjera kriminale. Siç shihet nga dokumenti më poshtë, hetimet për këtë grup kriminal nisën nga ish prokurori Besim Hajdarmataj.

Ishte gjatë përgjimit të Avdulajve, që prokurori Hajdarmataj arriti tek dy ish deputetët socialistë Ndoka dhe Çuko, por dy muaj pasi kishin nisur hetimet, papritur ai u transferua për në Pogradec.

Opozita akuzon kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako se është "peshku i madh" i kësaj dosjeje dhe se ka ende përgjime të tjera në lidhje me grupe kriminale në Durrës gjatë zgjedhjeve. Por duke parë ecurinë e hetimit, që përveç Ndokës dhe Çukos, mund të çonte në njerëz të tjerë me pushtet të lidhur me krimin, transferimi i prokurorit të çështjes Besim Hajdarmataj, megjithëse ai pati rezultate të pamohueshme në hetimet e kësaj çështjeje, ngre dyshime të forta se goditja nga ana e prokurorisë u kontrollua deri tek emrat e dy ish deputetëve socialistë.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI