Flash

Dyshimet/ A u dekonspirua aksioni për arrestimin e ideatorit të laboratorit të heroinës

Lapsi.al 23 October 2018
Dyshimet/ A u dekonspirua aksioni për arrestimin e ideatorit të

Aksioni për arrestimin e Admir Hoxhës, njeriut që ideoi dhe financoi laboratorin e heroinës në Has dyshohet se është dekonspiruar. Biznesmeni është shpallur në kërkim si një personazh kyç në trafikun e heroinës që u godit nga policia me aksion e fundit ku u arrestuan anëtarë nga 4 grupe kriminale.

Në kërkim janë edhe 2 shtetas turq dhe një tjetër nga Kosova që janë transportuesit e lëndës narkotike. Në pranga janë vetëm rojet dhe punëtorët e e laboratorit të Hasit.

LEXO EDHE:  Laboratori heroinës në Has, gjithçka u zbulua nga DEA amerikane dhe agjentët gjermanë

Të gjithë pyesin nëse aksioni u dekonspirua. E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “News24”, gazetarja Klodiana Lala, tha se Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa ka nisur një hetim lidhur me dyshimet.

“Si ka mundësi që arriti të largohej Admir Hoxha? S’dua ta besoj që ka pasur dekonspirim, por ka pasur një hetim nga SHÇBA, ka një dyshim të fortë edhe pse s’ka një konfirmim zyrtar”, - tha gazetarja. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI