Flash

Çyrbja drejt gjykatës: Nuk kam pse duroj më shpifjet e Bashës

Lapsi.al 23 October 2018
Çyrbja drejt gjykatës: Nuk kam pse duroj më shpifjet e

Edhe Jurgis Çyrbja, deputeti i PS që u përgjua duke folur me anëtarët e bandës së Emiljano Shullazit do të shfrytëzojë nismën për të denoncuar shpifjen, për të cilën Edi Rama flet vazhdimisht ditët e fundit. I akuzuar nga Lulzim Basha se ka lidhje me trafikantët e drogës që sollën miliona euro me Toyota Yaris, Çyrbja tha se do të bëjë padi për kreun e PD-së.

"Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës. E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje! Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës. Menjëherë padi për këtë humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike. E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!" shkruan deputeti i Durrësit në profilin e tij në Facebook.

Jurgis Çyrbja është akuzuar nga PD për marrëdhëniet që ka pasur me bandën e Shullazit, gjatë kohës kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

Sot Lulzim Basha ishte në prokurori, për të dhënë shpjegime në lidhje me deklaratën se Taulant Balla ishte i lidhur me trafikantët e drogës që sollën miliona euro me Toyota Yaris, por në dalje ai shtoi edhe emrat e dy deputetëve të tjerë, Jurgis Çyrbja dhe Ulsi Manja.

"Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.

Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike djhe në trafikimin e paligjëshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja" u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI