Flash

Inaugurohet shkolla në Elbasan ku shpërthyen protestat, Boçi: Fitore e solidaritetit qytetar

Lapsi.al 23 October 2018
Inaugurohet shkolla në Elbasan ku shpërthyen protestat, Boçi:

Deputeti demokrat Luçiano Boçi u kthye në shkollën e fshatit Mengël ku tre javë me prindër dhe nxënës protestuan për mbylljen e godinës. Pas protestës së banorëve dhe nxënësve ku u bllokua edhe rruga nacionale, bashkia lëvroi investimin dhe nisi rikonstruksionin e shkollës.

Përmes një statusi në Facebook, Boçi shkruan se Mengëli me protestën e tij ka shkruar historinë, pasi sipas tij vetëm falë kësaj proteste institucionet reaguan dhe shkolla rifilloi të funksionojë.

Postimi i Luçiano Boçit: 

Sot në Mengël inaguruam hapjen e shkollës së rikonstruktuar.

Inaguruam njëkohësisht dhe fitoren e protestës e solidaritetit qytetar!

Këta fëmijë e prindërit e tyre ishin prej tre javësh protagonistët e një beteje të pashembullt, kundër arbitraritetit qeveritar, shurdhërisë dhe makutërisë ministrore, harbutërisë e dhunës policore.

Mengëli me aktin e tij ka shkruar historinë.

Dashuria për dijen dhe shkollën e këtyre fëmijëve zmbrapsi babëzinë e banditizmin e pushtetit.

Ballët e tërmetëve e të policëve nuk i mundën dot ata.

Mësimi që ata dhanë vlen sa për mijëra fjalime tonat.

Me protestë rrëzohet çdo padrejtësi…

Të këshilluara

Vritet me thikë një i ri në mes të Fierit

Një i ri u qëllua për vdekje me thikë në qendër të Fierit. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, te vendi i quajtur “Zogu i zi”, ku edhe u gjet trupi i pa je...

17:10

Sa paguhen të famshmit shqiptar në Instagram

Personazhet e njohur që kanë më shumë ndjekës në Instagram, janë ata që përfitojnë më shumë dhe që paguhen për çdo postim-reklamë. Në listën botërore të “Pas...

17:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI