Flash

311 minuta pa gol për Reginaldon, në vështirësi të plotë Kukësi

Lapsi.al 23 October 2018
311 minuta pa gol për Reginaldon, në vështirësi të

Një fillim për tu patur zili dhe më pas zbrazëtirë. Kukësi që fitoi në transfertën me Kastriotin, nuk ishte as ai që kishte menduar në fillim Armando Cungu, e as ai i fillimit të kampionatit. E pra lojtarët janë të njëjtët, po të përjashtosh këtu Musollin, që është i dëmtuar. Problemi është një tjetër, Blutë nuk po arrijnë të jenë vrasës para portës dhe shkaku është Reginaldo.

Sulmuesi që shënoi 5 gola në 6 javët e para të kampionatit, duke udhëhequr veri lindorët drejt kreut të klasifikimit, kundër krutanëve shënoi ndeshjen e tretë pa gol, duke e cuar në 311 minuta thatësirën. I veshur si goleador tani është Shameti, por kapiteni ndonëse ka realizuar dy dhe ka dhënë edhe një asist në tre ndeshjet e fundit, vazhdon të luajë në qendër të mbrojtjes dhe askush nga Blutë nuk shpreson që ky feeling me golin i gjirokastritit të vazhdojë akoma.

Nuk është rastësi që nga këto tre ndeshje, dy Kukësi i ka humbur e kundër kundështarëve direktë për titull, pa harruar vështirësitë e shfaqura kundër Kastriotit, që u anashkaluan vetëm me golin e Cordeiros, që nxorri Cungun nga situata. “Në këtë pikë mjafton vetëm rezultati” tha tekniku shkodran, por pas dy humbjeve dhe vështirësisë për të mundur skuadrën e vendit të fundit, gjendja nuk duket aq premtuese.

Një e dhënë që duhet patur parasysh është se kontraktimi i Reginaldos, që mbetet njeriu simbol i kuksianëve, erdhi menjëherë pas akuzave të Cungut se mozambikasi ishte egoist dhe jo detyrimisht duhet të shënonte vetëm ai.

Ndoshta Cungu kishte të drejtë, tani Reginaldo nuk po shënon, por tek Kukësi duhet të fillojnë të mendojnë se kush duhet ta bëjë, sepse nuk mund të kthejnë sytë përsëri pas nga Shameti...

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI