Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Xhafaj reagon për operacionet: Të tjera goditje e rezultate së shpejti, nuk kishte dekonspirim

Lapsi.al 22 October 2018
Xhafaj reagon për operacionet: Të tjera goditje e rezultate së

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter për operacionet dhe arrestimet e dy ditëve të fundit.

Ministri Xhafaj thotë se forca e ligjit do vazhdojë dhe ky nuk është show, por betejë reale me krimin.

Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se të tjera goditje e rezultate do ketë së shpejti.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar.Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti. Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për hrreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT! Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin.  Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s'është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s'ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti"  “- ka shkruar Xhafaj.

Arrestimet dhe operaionet e djeshme:

Ish-deputeti socialist, Arben Çuko – korrupsion pasiv

Ish-deputeti socialist, Arben Ndoka – tjetërsim pronash

Vëllai i deputetit socialist Arben Ndoka – falsifikim dokumentash

“Bosi” i Shijakut, Flamur Avdyli – trafik droge

Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali – pjesë e bandës së Shijakut

• Kërkime për Klement Balilin dhe Lul Berishen.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI