Flash

"Sjellje skandaloze me arrestimin", Pjerin Ndreu komenton prangat e Arben Ndokës

Lapsi.al 22 October 2018
"Sjellje skandaloze me arrestimin", Pjerin Ndreu komenton prangat e

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu ka shprehur rezervat e tij ndaj Prokurorisë dhe Policisë, për arrestimin e ish-kolegut Arben Ndoka.

Sipas tij, Policia dhe Prokuroria kanë vepruar me dy standarte për këtë arretim, por shton se duhet pritur verdikti final.

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimit, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe aplikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera. Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim te paligjshëm, por mënyra e të vepruarit të prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e te flasim për të tjerat”, ka qenë ky reagimi i deputetit të PS.

Arben Ndoka u arrestua si pjesë e një grupi kriminal që ishte përfshirë në tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Emri i tij doli gjatë përgjimit të grupit të Shijakut, që drejtohej nga Astrit Avdulaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI