Flash

Njohja e Flamurtarit nuk e ndihmoi "dezertorin" Mema ti prishte festën e ditëlindjes Dajës

Lapsi.al 22 October 2018
Njohja e Flamurtarit nuk e ndihmoi "dezertorin" Mema ti prishte

Një datëlindje nuk ka kuptim pa festë dhe dy ditë pasi bëri 52 vjec Ilir Daja i gëzohet 3 pikëve të Flamurtarit, në ndeshjen që mbylli fazën e parë të kampionatit, kundër Tiranës. Një zhgënjim i madh për debutuesin në pankinën bardheblu, Ardian Mema, që shpresonte shumë në faktin që "njihte si xhepat e tij kundërshtarin". Ish-asistent trajneri i Flamurtarit, që "dezertoi" një javë para sfidës nga kampi vlonjat, sic duket nuk njihte aq mirë të ardhurin rishtaz tek kuqezinjtë, Danilo Alves, që vendosi ndeshjen me golin e minutës së 72.

"Ekipi u shpreh shumë mirë në fushë, - shpjegoi Mema -, por na duhet pak kohë për të realizuar ato momentet që bëjmë në stërvitje. Sepse lojtarët kanë momente që bëjnë gabime. Edhe goli që bëri Flamurtari erdhi nga një gabim i joni. Dhe kur bën këto gabime kështu ndodh. Këtë ndeshje e vendosën episodet".

Në fakt, nuk është se perfomanca e bardhebluve ishte për tu harruar, agresive në fraksione loje dhe të shpejtë në kundërsulm, por përpara nuk arritën të ndëshkonin asnjëherë Flamurtarin. Tani renditja bëhet e rëndë, sepse nga zona e rënies bardheblutë i ndajnë vetëm dy pikë.

Nuk është se bënë shumë më mirë kuqezinjtë, por treguan maturi në strategjinë që kishin zgjedhur. Koshientë se Tirana kishte nevojë për pikë dhe do të zbilancohej, vlonjatët pritën castin e duhur, të favorizuar edhe nga një mosmarrëveshje difensive mes Hoxhallarit e Turtullit, që lejoi Hysenin të kalonte edhe Likën përpara se braziliani Alves të vendoste ndeshjen.

"Duruam, kishim nerva të forta, dhe nuk kaluam në aventurë, dhe ky tre pikësh na jep një qetësi - u shpreh Daja pas ndeshje -. Në fazën e dytë, kemi më shumë ndeshje në shtëpi, duke rritur nivelin e lojës, duke afruar edhe tifozët vlonjatë, do i bëjmë gjërat më mirë.

Një fazë e parë e mbyllur me të njëjtat simptoma. Daja duhet të kurojë aspektin sulmues: shkoi në gol lojtari inekzistent në fushë, ndërsa të tjerët e kanë të vështirë marrëdhënien me golin. Tirana vazhdon të pësojë lehtësisht edhe me Memën në pankinë: 11 gola në 9 javë e përkthyer në shifra mbrojtja e tretë më e keqe e Superiores.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI