Flash

Mbreti u kthye në Manchester: tifozët e United e mirëpresin, Ronaldo i paralajmëron...

Lapsi.al 22 October 2018
Mbreti u kthye në Manchester: tifozët e United e mirëpresin,

Cristiano Ronaldo është pritur nga një turmë tifozësh në kthimin e tij në Manchester për ndeshjen e të martës në mbrëmje për ndeshjen e Champions League mes United e Juventus.

Kampioni portugez ka kaluar 6 vjet të mrekullueshëm në Old Trafford, përpara se të largohej tek Real Madrid. Tifozët e United nuk e kanë harruar idhullin e tyre dhe një turmë e vërtetë e ka pritur në aeroportin e Manchester, kur Ronaldo preku tokën e njohur.

CR7 ka patur nevojë për një eskortë të madhe policie për të kaluar përmes turmës, për tu shoqëruar më pas në Old Trafford për seancën stërvitore, ku portugezi është dukur i lumtur bashkë me shokët e tij të rinj të skuadrës.

Ylli i Juventus ka kujtime të bukura në Teatrin e Ëndërrave dhe sigurisht mendimi i tij i vetëm është të zërë faqet e para të gazetave në ndeshjen e madhe, gjë që e tregon qartë edhe në konferencën për shtyp: "Juventus është një skuadër e forte, e mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur e që do të fitojë Juventus, me gjithë respektin për Manchester që është një skuadër e madhe".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI