Flash

Kush është njeriu që do të udhëheqë futbollin italian...

Lapsi.al 22 October 2018
Kush është njeriu që do të udhëheqë futbollin

Gabriele Gravina, kandidati i vetëm dhe fitues në asamblenë zgjedhore të FIGC është një sipërmarrës, i cili që në vitet 80 tregon interes për botën e sportit, fillimisht si akademik duke mbuluar detyra të ndryshme në këtë sektor.

Nga 1984 në 1996 është president i Castel di Sangro — skuadër e një qyteti me rreth 5 000 banorë — që, në atë periudhë, arriti të fitonte 5 promocione në harkun e një dekade duke arritur të luante edhe në Serie B, duke realizuar kështu një "mrekulli sportive". Në të njëjtën periudhë është këshilltar në Ligën Profesioniste Serie C, kështu që edhe këshilltar federal i FIGC.

Nga 1997 në 1999 është anëtar i këshillit të administrimit të Shtëpisë së Kursimit në provincën e Aquila.

Pasi ishte një një dy vjecar, anëtar i Komisionit të UEFA për Asistencën Teknike e Administrative, në vitet 2000 mbulon në periudha të ndryshme detyrën e shefit të delegacionit të Kombëtares Under-21, duke udhëhequr skuadrën në kampionatet europiane të 2004, 2007 e 2009 përvecse në Lojërat Olimpike të Athinës 2004 e Pekin 2008.

Nga 2006 është anëtar i Këshillit të Administrimit të Bankës së Kreditit të Romës e nga 2007 ortak i Fondacionit të Shtëpisë së Kursimit në provincën e Aquila. Nga 2008 bëhet docent, marrë në Universitetit e Teramos, në kursin e Menaxhim Sportiv e Organizim të eventeve sportivë.

Në 22 dhjetor 2015 bëhet president i Lega Italiana Calcio Professionistico me 31 vota kundër 13 e 7 respektivisht për sfidantët Raffaele Pagnozzi e Paolo Marcheschi, duke pasuar kështu në detyrë Mario Macalli. Konfirmohet në detyrë në 15 nëntor 2016, me 55 preferenca, ndërsa kundërshtari Alessandro Barilli mori vetëm 3. U dorëhoq nga detyra në 16 tetor 2018, për tu zgjedhur president i Federatës Italiane të Futbollit një javë më pas.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI