Flash

‘Klement Balili ka një kusht për t’u dorëzuar në polici’

Lapsi.al 22 October 2018
‘Klement Balili ka një kusht për t’u dorëzuar në

Gazetari Artan Hoxha duke komentuar zhvillimet e fundit për Report Tv, thotë se një personave të arrestuar në Delvinë si njeri i afërt me Klement Balilin, dyshohet të ketë lidhje me një nga degëzimet e grupit të Shijakut. E ka fjalën për Abedin Kuçin, i njohur dhe si ish anëtar i ‘Grupit të Stjarit’. Më tej Hoxha tregon edhe kushtin e Klement Balilit për t’u dorëzuar në Polici.

“Klement Balili nuk pranon të dorëzohet deri sa prokuroria të dorëzojë dosjen në gjykatë, pasi pretendon se nuk ka prova. Ai ka thënë se në momentin që dosja do të shkojë për gjykim, do të dorëzohet. Policia nuk ka arritur ta thyejë këtë sistem mbrojtës që ka krijuar Balili për ta arrestuar. Ne dimë çfarë provash ka sjellë Greqia, por nuk dimë çfarë ka bërë prokuroria shqiptare me hetimet”, tha Artan Hoxha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI