Flash

(FOTO) Shkatërrohet banda shqiptaro-greke në Greqi, vodhën 800 mijë euro bizhuteri

Lapsi.al 22 October 2018
(FOTO) Shkatërrohet banda shqiptaro-greke në Greqi, vodhën 800

Një bandë grabitësish shqiptaro-grekë është goditur nga policia greke pasi kryente vjedhje nëpër argjendaritë e Athinës.

Në dy prej argjendarive që ata kanë bastisur dyshohet se kanë marrë mall me vlerë 800 mijë euro.

Policia ka sekuestruar 1 armë kallashnikov, 6 mijë euro, 4 pistoleta, armë gjahu, maskë silikoni me të cilën kryenin grabitjet, si edhe bizhuteri të vjedhura nga grupi. Mediet greke shkruajnë se si pjesë e grupit janë arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë dhe 3 grekë, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë, që dyshohet se janë pjesë e grupit.

Një nga shqiptarët, ka qenë më parë i dënuar në Greqi me 71 vite burg për disa vepra penale, por ishte arratisur më 24 gusht nga burgu i Tyrinthas.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI