Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

EKSKLUZIVE/ Zbulohet kush e kontrollonte laboratorin e heroinës në Has

Lapsi.al 22 October 2018
EKSKLUZIVE/ Zbulohet kush e kontrollonte laboratorin e heroinës në Has

Koka e grupit kriminal që ngriti një laborator të prodhimit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit është një person i njohur i zonës që paratë i ka investuar në hotele dhe restorante.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se është shpallur në kërkim A.Hoxha, një person nga Kruja që ka disa investime në zonën pranë Rinasit, si hotele dhe restorante.

Nga provat që ka mbledhur deri tani grupi hetimor, referuar edhe dëshmisë së të arrestuarve, policia ka shpallur në kërkim A.Hoxhën prej disa ditësh bashkë me disa shtetas turq.

Hoxha dyshohet se është larguar nga Shqipëria e për këtë arsye është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mbeten në kërkim dy turq, ndërsa një i tretë u arrestua mbrëmjen e së dielës.

Në Brenog të Hasit u sekuestruan mbi 200 kilogram substanca narkotike, rreth 100 kilogram heroinë dhe mbi 100 kilogram përzierës. Mbeten të arrestuar 5 punëtorët, banorë të fshatit Brenog por ende nuk janë kapur organizatorët e trafikut dhe ideatorët e laboratorit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI