Flash

Dosja Dako/ A është përgjuar kryebashkiaku nga gjermanët?

Lapsi.al 22 October 2018
Dosja Dako/ A është përgjuar kryebashkiaku nga gjermanët?
Si gjithmonë kur ka skandale të mëdha e vërteta mbetet në mes mes asaj që pretendon Basha dhe asaj që thotë Rama. Kështu ka ndodhur edhe me operacionin e arrestimeve të trafikut të drogës në Shijak. Kreu i PD-së doli sot për të thënë se e gjitha është organizuar për të mbrojtur peshkun e madh, kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. "Donika Prela është caktuar me këtë dosje për ta shkatërruar atë”, këmbënguli ai. Por përgjigjja e Ramës në Twitter qe e menjëhershme: “Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!"  Po si qëndron e vërteta mes këtyre pozicioneve diametralisht të kundërta?  Prokuroria njoftoi sot se hetimi për këtë grup kriminal ka dy vite që zhvillohet. Po prej dy vjetësh edhe opozita, herë në kanale të fshehta dhe herë publikisht pretendon se shërbime të huaja, ose më saktë gjermanët e KFOR-it Kosovar, kanë kapur në përgjimet e tyre kreun e Bashkisë së Durrësit.  Po kur ndodhi ky aksion?  Ai shpërtheu menjëherë pas mbërritjes në Tiranë të Drejtorit të Përgjithshëm të policië gjermane dhe hetuesit të antikrimit Dieter Roman. Menjëherë pas takimeve me ta, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, paralajmëroi goditje të forta që ndodhën me kapjen e laboratorit të kokainës në Has dhe me fletë-arrestet për 44 të dyshuar.  Pra, dyshimet që hedh opozita për Vangjush Dakon përputhen edhe me përiudhën kohore të hetimit, edhe me pistën gjermane të tij. Ato behen edhe me ta forta kur kujtohet se gjatë kësaj kohe ambasada e SHBA njoftoi se i ka refuzuar në nëntor të vitit 2017 vizën amerikane Vangjush Dakos.  Lexo me tej:

Vangjush Dakos i anullohet viza amerikane

BIRN/ Skandali i kërkesës së Vangjush Dakos për lirimin e Lul Berishës Por, më e fortë se ato del një kundërpyetje tjetër: Po nëse nga pas janë gjermanët, a është e mundur që të manipulohen edhe ata? Ç’interes mund të kishte Republika Federale Gjermane të shpëtonte njeriun që udhëton me çarterin e Edi Ramës?  Kjo pyetje e bën versionin e opozitës më pak të besueshëm.  Ai mund të qëndrojë vetëm nëse mendohet se pas gjithë kësaj afere qëndron një “deal”, politik, si ai që kemi parë në serialin “Narcos”, apo si ai që Rama bëri me diplomatët e huaj kur i kërkuan largimin e Tahirit si ministër. Pra, pala shqiptare është treguar e gatshme të zbatojë operacionin për shpartallimin e grupit të trafikantëve, por ka vënë një kusht, ‘ruajtjen” e figurave që e dëmtojnë politikisht qeverinë. Në raste paktesh të tilla të dyja palët fitojnë: të huajt shkatërrojnë rrejtin që u çon “mallin në vendin e tyre” ndërsa vendasit shmangin skandalin kundrejt premtimit që do e eleminojnë nga jeta publike njeriun e tyre të përfshirë në kët rrjet.  Marrëveshje të tilla janë të njohura? Po a ka funksionuar kështu edhe në rastin e Vangjush Dakos?  Ndoshta. Megjithëse në lojë mund të jetë edhe një pistë tjetër. Që Dako të figurojë në përgjimet gjermane, ashtu sikurse përflitet, por që për të mos ekzistojnë prova të përfshirjes në krim. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI