Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Berisha nxjerr foton: Rama dhe Dako janë të lidhur me bandën e Avdylajve të Shijakut

Lapsi.al 22 October 2018
Berisha nxjerr foton: Rama dhe Dako janë të lidhur me bandën e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto në emisionin “Open” në TCH që sipas tij faktojnë lidhjet e trafikantëve të drogës Avdulajve të Shijakut me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se klani “Avdyli” është shumë i fuqishëm dhe është angazhuar fuqimisht në zgjedhje për PS-në. Sipas Berishës, në 2016-ën është hapur një çështje në prokurori që lidhte Avdylajt dhe Dakon, por tashmë organi i akuzës e ka hequr emrin e kryebashkiakut socialist.

“Ka një çështje penale me numër 139 të vitit 2016 ku klani “Avdyli” bashkë me Vangjush Dakon është në ndjekje të vazhdueshme. Është hapur çështje penale në 2016-ën për trafik droge dhe vjedhje votash.

Çfarë ndodhi? U shpëtua Gjushi dhe u arrestuan Avdylët. Lidhjet e Avdylëve shkojnë deri te Edi Rama. Ja ku e keni foton e Ramës me Avdylët. Ka video dhe foto të lidhjeve të Ramës me Avdylët dhe Bajrët.

Gjushi me urdhër të Avdylëve ka emëruar inspektorin e mjedisit për Durrësin. Ka emëruar një Edlir Cerri. Ky është emëruar në kundërshtim me ligjin ndërsa ka një vëlla trafikant në Gjermani. Këta kanë emëruar drejtor AKU-je, inspektoratin e ndërtimit të qytetit” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

RENEA dhe FNSH blindojnë sërish Shijakun

Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së kanë zbarkuar sërish në zonën e Shijakut. Mësohet se ato janë të mbështetura edhe nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e ...

20:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI