Flash

Berisha: Ju them kush e dekonspiroi operacionin e policisë në Shijak

Lapsi.al 22 October 2018
Berisha: Ju them kush e dekonspiroi operacionin e policisë në Shijak

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” në TCH se në aksionin e policisë së një dite më parë ishin lëshuar 46 urdhër-arreste, por u arrestuan vetëm 26 persona, pasi të tjerët u larguan sepse u njoftuan. Sipas tij aksioni u dekonspirua nga vetë policia, ndërsa 5.2 ton heroinë që u kap në Has i përket kupolës së lartë politike.

“E vërteta është që fundjava mbi të gjitha mund të quhet dekonspirimi i operacioneve ndërkombëtare. Janë lëshuar 46 urdhër-arresti, por janë arrestuar vetëm 26 vetë pasi të tjerët janë larguar, ata që mbrohen nga politika.

Raportet flasin për 5.2 tonelata heroinë po të kthesh opiumin në heroinë. Mos harro se lëvizin 5 tonelata heroinë për 2 apo 3 fshatarë, ata kanë një proteksion të madh shumë. 5.2 tonelata heroinë janë një sasi e madhe për Europën.

Partnerët nuk dështua, ata e kapën drogën, por nuk u kapën bosin. U kapën fshatarët, një punonjës zjarrfikësish në Shkodër dhe një biznesmen turk. Aksioni është dekonspiruar nga policia. Kupola politike e kësaj sasie kolosale u njoftua për këtë. Droga i përkiste një kupole të lartë” – tha Berisha.

Të këshilluara

RENEA dhe FNSH blindojnë sërish Shijakun

Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së kanë zbarkuar sërish në zonën e Shijakut. Mësohet se ato janë të mbështetura edhe nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e ...

20:35

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI