Ish-deputeti socialist Arben Ndoka i cili akuzohet për tjetërsim pronash në qytetin e Lezhës është arrestuar mbrëmjen e së dielës. Ai është ndaluar nga RENEA së bashku me një person tjetër dhe aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Burime jozyrtare të policisë thonë: "Ish-deputeti Arben Ndoka, prej muajsh në hetim për tjetërsim pronash". Në shtator të vitit 2015, Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, pasi kishte një dënim në Itali.
https://www.dailymotion.com/video/x6vvhjg
https://video.syri.net/upload/videos/2018/10/lhi1jAkpKYke5gkECkBj_21_1905621a42410429cfe26307d7d0869c_video_720p_converted.mp4