Flash

Si ranë në pranga brenda ditës dy ish-deputetët e Edi Ramës

Lapsi.al 21 October 2018
Si ranë në pranga brenda ditës dy ish-deputetët e Edi

Kanë qenë përgjimet e një grupi kriminal që trafikonte lëndë të forta narkotike që ka çuar në pranga edhe dy deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Lapsi.al mësoi se nga përgjimet e këtij grupi kriminal është vënë re se Çuko merrte nga 1500 deri në 2000 euro për të transferuar apo për të dhënë leje për të burgosur të ndryshëm kur mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Nga këto përgjime u zbulua gjithashtu edhe roli i deputetit të Lezhës, Arben Ndoka. Arrestimi i tij u bë si pjesë e operacionit “Hipoteka” i akuzuar për tjetërsimin e disa pronave në plazhin e Tales dhe Ranës së Hedhun. Ndoka ka ushtruar presion të paligjshëm për të tjetërsuar pronësinë e këtyre pronave.

Në bazë të një informacioni që shpërndau policia e shtetit ditën e shtunë u njoftua se janë proceduar penalisht 11 shtetas (ish-punonjës në ZVRPP Kurbin dhe qytetarë përfitues toke), për falsifikime dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale , duke tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 68120 m2.

Përveç Ndokës janë arrestuar edhe 3 shtetas me masë sigurie "Arrest me burg", janë shpallur në kërkim 2 shtetas me masë sigurie "Arrest me burg " , janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, si dhe janë kryer veprimet për 2 të tjerë me masë sigurie "Arrest në shtëpi". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI