Flash

Penalltia e humbur e Plakut dhe goditja e dënimit e Bregut, kualiteti diferencues në Skënderbeu-Kamza

Lapsi.al 21 October 2018
Penalltia e humbur e Plakut dhe goditja e dënimit e Bregut, kualiteti

Pozicionet në renditje në një ndeshje futbolli ndonjëherë nuk kanë të bëjnë, por janë gjithnjë tregues për kualitetin e skuadrave që i mbajnë. Diferencën e bëjnë detajet, gati gjithmonë, dhe ato që penalizohen janë skuadrat e ashtuquajtura të vogla, që në fund të ndeshjes kapen me fatin e keq.

Ka ndodhur pikërisht kështu në Skënderbeu -Kamza e përfunduar 2-0, por me një rezultat gënjeshtar përsa i përket lojës. Korcarët morën më të mirën, me ndeshjen e tyre më të keqe, falë golit të shpejtë të Otto John. Kamza ishte shumë më tepër skuadër në fushë, por gaboi shumë dhe duhet të fillojë ndoshta ti japë penalltitë dikujt tjetër për ti ekzekutuar.

Plaku përsëri nuk shënoi nga pika e bardhë, duke falur kështu barazimin përballë ish-skuadrës së tij, ndaj së cilës aq shumë dëshironte të shënonte. Me Plakun në gol gjërat do të kishin shkuar ndryshe, sepse Kamza ishte e vendosur mirë dhe krijoi rastë të shumta dhe natyrisht Bregu nuk do të kishte patur qetësinë e duhur për të shënuar atë gol spektakolar në minutën e tretë shtesë.

Dikush gabon nga 11 metra, dikush tjetër shënon me topin mbi barrierë. Diferencat vendosen edhe kështu, ndeshjet fitohen edhe duke luajtur keq dhe renditja i gëzohet Skënderbeut me 20 pikë, ndërsa skuadra e Duros mbetet 1 pikë larg zonës së rënies nga Kategoria.

Të këshilluara

MotoGP: Marquez kampion bote në Motegi

Marc Marquez është në qiellin e shtatë: spanjolli është konfirmuar kampion bote në MotoGP. Në Motegi Marquez ka marrë titullin e 5 në klasin mbretëreshë dhe të ...

12:08

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI