Pesë fitore radhazi për Inter, që nuk i bënte në një kampionat që nga janari 2017. Pas katër ndeshjesh ku nuk kishte shënuar asnjë gol, Mauro Icardi ka shënuar në të tre ndeshjet e fundit të kampionatit. E Milan duket se është viktima e preferuar e kapitenit zikaltër: 5 gola në 4 ndeshjet e fundit ndaj kuqezinjve. Milan nuk arriti të shënojë për herë të parë, pas 11 ndeshjesh radhazi në Serie A dhe para kësaj ndeshje, herën e fundit që kuqezinjtë nuk kishin bërë të paktën një goditje në kuadrat në pjesën e parë, në Serie A, ishte ndeshja e shkurtit të kaluar kundër Romës.?? #InterMilan 1-0 ⚽️ @MauroIcardi #Icardi #Inter ?Donnarumma dormiu ? pic.twitter.com/BNQzErkujb
— TV SPORT 007 (@TVSPORT0071) October 21, 2018