Flash

Infojobs ironi me Lopetegui, fantastike gjetja e kompanisë së punësimit

Lapsi.al 21 October 2018
Infojobs ironi me Lopetegui, fantastike gjetja e kompanisë së
Julen Lopetegui është në rrugë e sipër drejt daljes nga Madrid, në mos ndonjë mrekulli nuk kthen kursin e ish-teknikut të përfaqëesues së Spanjës. Një fillim sezoni i tmerrshëm, me 5 humbje mes Superkupës Europiane, Liga e Champions League e një thatësirë goli prej 481′ që sidoqoftë u ndërpre në ndeshjen e humbur me Levante nga goli i Marcelos. Fakte që gozhdojnë Lopetegui, i cili kapet tashmë vetëm tek kalendari: ndeshjet afër njëra tjetrës mes Champions e kampionatit i japin një tjetër shans, por më shumë se ndeshja me Viktoria Plzen ajo që vendos gjithcka është El Classico i 28 tetorit. Por nëse Perez pret, nuk mund të thuhet se kanë të njëjtin durim frekuentuesit në rrjetet sociale, që e kanë vënë në shënjestër prej kohësh teknikun. Vetëm se këtë herë gjetjen më të bukur e ka bërë kompania e punësimit Infojobs në faqen zyrtare në Tëitter: dy postime ironike që tregojnë aktivitetin intensiv të Perez, në kërkim të një trajneri të ri. I pari tregon Lopetegui duke folur në telefon, i dyti sheh Perez që, gjatë ndeshjen me Levante, formon numrin në celular dhe dërgon një mesazh, që u transformua nga Infojobs me diciturën …: “Momenti kur Florentino publikon ofertën në seksionin “trajnerë” në aplikacionin e InfoJobs”.

Të këshilluara

MotoGP: Marquez kampion bote në Motegi

Marc Marquez është në qiellin e shtatë: spanjolli është konfirmuar kampion bote në MotoGP. Në Motegi Marquez ka marrë titullin e 5 në klasin mbretëreshë dhe të ...

12:08

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI