Flash

Ekskluzive/ Urdhër-ndalimi për Lul Berishën, por policia nuk arrin ta arrestojë

Lapsi.al 21 October 2018
Ekskluzive/ Urdhër-ndalimi për Lul Berishën, por policia nuk

Policia e shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë anti-drogë në Durrës, Shijak dhe disa qytete të tjera të vendit.

Burime të rezervuara në radhët e uniformave blu thanë se në fokus ka qenë një urdhër-ndalim për grupin e Lulzim Berishës që u lirua vetëm një vit më parë nga burgu.

Të njëjtat burime thanë se ndaj Berishës rëndon akuza e trafikut të drogës dhe armëve. Policia ka bastisur në shtëpinë e tij, por ky i fundit nuk është gjetur.

Lulzim Berisha është një nga emrat më të përfolur të botës shqiptare të krimit. I cilësuar si ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, është liruar pasi sipas avokatit mbrojtës vuan nga një sëmundje e rëndë. Berisha u ndalua në vitin 2006 në Maqedoni dhe ndaj tij kanë rënduar akuzat për disa vrasje gjatë viteve 1998-2000. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, i reduktuar më pas me 25 vjet heqje lirie, Lulzim Berisha, 5 vjetët e mbetur, pas disa uljesh të tjera, do ti kalonte si dënim me kusht.

Sipas të njëjtave burime në pranga në kuadër të këtij rrjeti të trafikut janë vënë disa persona në zonën e Shijakut. Në krye të arrestimeve është Flamur Avdyli ndërsa lapsi.al mësoi se është prangosur edhe Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkëlqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.

[caption id="attachment_352056" align="alignleft" width="1277"] Flamur Avdyli[/caption]

Flamur Avdyli është i njohur për disa biznese në Shijak. Ai zotëron kompaninë “Orges Albania 2016” dhe hotelin luksoz “Germany” në Durrës. Ai ka qenë emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa edhe vëllezërit e tij kanë qenë të dënuar për disa vepra penale. Grupi Avdyli akuzohet për trafik ndërkombëtar heroinë në Gjermani dhe disa vende të tjera të Bashkimit Europian. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI