Flash

'E financuar nga grekët', NOA.al përgënjështron lajmin

Lapsi.al 21 October 2018
'E financuar nga grekët', NOA.al përgënjështron

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.al përgënjështroi ditën e sotme lajmin se është financuar nga një fond sekret i ministrisë së Jashtme greke.

Reagimi ka ardhur pas publikimit të disa lajmeve në media ditën e djeshme, ku mes emrave të mediave të paguara nga grekët, ishte mes tyre edhe NOA.al.

Emrat/ Këto janë mediat shqiptare të financuara nga Greqia 

"Ky është një paralajmërim ligjor për ato media që kanë bërë të tilla akuza të padrejta duke dëmtuar emrin e noa.al." - thuhet në deklaratë.

Reagimi: 

Për shpërndarje të menjëhershme 21 Tetor 2018 Për shpërndarje të menjëhershme 21 Tetor 2018

Deklaratë e themeluesit dhe administratorit të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA.al, Edison Kurani

Më datë 20 tetor 2018 në disa media është bërë një publikim i cili sugjeron se disa faqe interneti, mes të cilave përfshihej edhe noa.al, janë financuar nga një fond sekret i ministrisë së Jashtme greke.Me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale, deklaroj se NOA.al nuk ka marrë kurrë financime të tilla.Burimi i vetëm i të ardhurave të NOA janë reklamat. Ky është një paralajmërim ligjor për ato media që kanë bërë të tilla akuza të padrejta duke dëmtuar emrin e noa.al.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI