Flash

Berisha tjetër akuzë për Taulant Ballën: Është marrë me prostitucion

Lapsi.al 21 October 2018
Berisha tjetër akuzë për Taulant Ballën: Është

Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që i shkruan se në kohën kur ka studiuar në Rumani, Taulant Balla ka trafikuar vajza moldave duke iu bërë garancitë përmes ambasadës për në Shqipëri.

Një tjetër akuzë e rëndë për socialistin Taulant Balla që ashtu si të tjerat mund të pasojë me një padi për shpifje në gjykatë.

Balla ka kryer studimet e larta dhe ato pasuniversitare në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin “Al.I.Cuza” në Lasi, Rumani në vitin 2001.

POSTIMI I BERISHËS: 

Balla akuzohet përsëri se është marrë edhe me trafik prostitucioni!

Të dashur miq, burime diplomatike kanë informuar në momentin e marrjes së Taulant Begos/Yaris etj etj, këshilltar në kryeministri për marrëdhëniet me trafikantët, se ai është ndaluar nga polici të vendeve të tjera fqinje për trafik të sklleverve të seksit. Kurse qytetari dixhital denoncon përdorimin e ambasadës së Shqipërisë për procedura lehtësuese për trafikimin e vajzave moldave gjatë viteve që ka studiuar në Rumani.

Lexoni mesazhin e tij! sb

Përshëndetje doktor Berisha, të uroj shëndet…Jam një qytetar i thjeshtë (kam familjen në Rumani Bukuresht, edhe kam pasur të bëj me ambasadën shqiptare në Rumani për dokumente të ndryshme…Ndërkaq një punonjëse e ambasadës më ka treguar se Taulant Balla ka bërë një shumë të konsiderueshme garancish për femra moldave në ambasadën shqiptare në Rumani, gjatë kohës kur ai ka qenë student në IASI qytet në Rumaninë verilindore, sa që edhe vetë ish-ambasadori ka ngelur i çuditur nga kjo gjë…bëhet fjalë në vitet kur Taulant Balla ka qenë në universitet në Iasi 1994…Respekte doktor Berisha je gjigand.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI