Çfarë fundit! Ross Barkley vazhdon të rikthehet ai lojtari i rëndësishëm tek Chelsea me një gol të vonë, në minutën e 96, që i lejoi Bluve të Maurizio Sarrit të ruajë pathyeshmërinë në Premier League. Pas golit të 2-2 dhe minutave të pafund shtesë nisi një sher i paparë mes Special One dhe stafit të Chelsea, që e ndezën edhe më shumë atmosferën në Stamford Bridge. Një dramë e vërtetë për United dhe teknikun portugez që u duke se gati e kishte arritur fitoren. Dikush nga pankina e Chelsea provokoi Mourinho në mes të festimeve pas barazimit. Portugezi u nis menjëherë të konforntohej me atë që foli, por u mbajt nga steëardët dhe u shoqërua poshtë në tunelin e dhomave të zhveshjes. Ndeshje spektakolare mes londinezëve të vendit të parë dhe United që po përpiqet të kthehet në shinat e suksesit. Rudiger shënoi golin e parë, duke shfrytëzuar një krosim të William, por euforia e Bluve nuk ishte me vend në këtë rast. https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/54/54Og.mp4 Ajo në Londër për Manchester United ishte një ndeshje për të mos u humbur. Djajtë e kuq, pasi e panë veten në disavantazh në golin e Rudiger, barazuan rezultatin 10 minuta pas rifillimit të lojës. Në minutën e 55 Anthony Martial vendosi përsëri ekuilibrat në fushë, në një episod ku Chelsea ka protestuar për mungesë Fair Play. https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/y1/y17o.mp4 Nuk e kishte menduar ndoshta Mourinho se përgjigjen në fushë do ta merrte nga ata të cilët i ka konsideruar "armiqtë e tij". Anthony Martian shënoi edhe golin e dytë, në një aksion brilant të Djajve të Kuq, që në minutën e 73 përmbysën gjithcka në Stamford Bridge, duke marrë udhëheqjen e ndeshjes 1-2, deri në minutën e 6 shtesë kur Barkley ruajti pathyeshmërinë e Sarrit dhe ndihmoi për ti shtuar piper një situatë që ishte që në fillim e tensionuar. https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/3b/3b76.mp4Jose pic.twitter.com/tz4Xs0kXIf
— ben (@benjones778) October 20, 2018