Flash

Tabaku e PD: Shqiptarët paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon, investim personal i qeverisë

Lapsi.al 20 October 2018
Tabaku e PD: Shqiptarët paguajnë naftën më të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shkruan se shqiptarët e paguajnë karburantin më shtrenjtë se njerëzit e tjerë të rajonit. Përveç kësaj ajo shton se nafta që blihet është e cilësisë së dobët.

Për këtë deputetja ka bërë fajtore qeverinë duke shkruar në Facebook: “Shkurt dhe shqip, qytetarët sot paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Shtrenjtimi i çmimit të naftësnuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim personal i qeverisë e cila duke vendosur një shumëllojshmëri taksash dhe duke rritur tarifat e tjera kanë ndikuar në rritjen e çmimit”.

Madje Tabaku shkruan se qeveria nisi të ndërmerrte një tjetër koncesion për t’i dhënë kontrollin e naftës një kompanie të paracaktuar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI