Flash

Njësoj si në Tiranë, ministri i Jashtëm turk kërkon edhe në Prishtinë ekstradimin e njerëze të lidhur me Gylen

Lapsi.al 20 October 2018
Njësoj si në Tiranë, ministri i Jashtëm turk kërkon

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ka thënë se shteti i tij mbështet fuqishëm dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Gjatë vizitës në Kosovë ai ka kërkuar të njëjtën gjë që i kërkoi homologut të tij në Tiranë, Ditmir Bushati; mbylljen e shkollave të Gylen dhe ekstradimin e personave të lidhur me të.

Për organizatën  “FETO”, ministri turk ka deklaruar se ajo është një organizatë terroriste dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ajo të shtrijë veprimtarinë e saj në Kosovë.

“Ne nuk duam Kosova t’i lejojë terroristët, të cilët kanë bërë puç në Turqi të jetojnë këtu. Ne presim që t’i ekstradojnë ata. Ne ata i konsiderojmë të rrezikshëm për Turqinë dhe sigurinë e Kosovës. Ne nuk do të lejonim që dikush të bënte ndonjë veprimtari ilegale për Kosovën e lëre më ndonjë puç. Ne do t’i dorëzonim në Kosovë të gjithë ata që do të tentonin diçka të tillë”, është shprehur ai.

Të këshilluara

Detaje/ Si ndodhi përplasja me armë në Vlorë

Një person u plagos nga një sherr që përfundoi në përdorimin e armëve në lagjen “Çole” të Vlorës mbrëmjen e kësaj të premteje. I plagosuri është Aleksandër Vasi...

23:27

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI