Flash

Kotzias, morëm 12 milje det/ Si qëndron e vërteta?

Lapsi.al 20 October 2018
Kotzias, morëm 12 milje det/ Si qëndron e vërteta?

Dorëheqja e ish-ministrit të Jashtëm grek, nuk ka shkaktuar vetëm zhurmën e financimit të portaleve shqiptare nga Athina por ajo ka hedhur edhe njëherë hije mbi marrëveshjen e shumë diskutueshme të detit.

Greqia e quan punë të mbyllur paktin detar me Shqipërinë: Shtrijmë ujërat territoriale me 12 milje

Në ceremoninë e largimit teksa i dorëzonte detyrën kryeministrit Tsipras nga i cili ndihet i tradhëtuar, Kotzias u mburr se ai po lë pas një fitore të madhe për sovranitetin e vendit të vet.

“Ky është një zgjerim i rëndësishëm politik i sovranitetit të vendit, për herë të parë që prej kohës kur Greqia përfshiu grupin e ishujve Dodecanese” tha Nikos Kotzias duke theksuar se nga 6 milje deri më tani, kufiri detar i vendit të tij është zgjeruar me 12 milje në një marëveshje që presidenti grek e ka gati për firmë.

Kjo nuk është hera e parë që ish ministri i jashtëm grek e deklaron një gjë të tillë. Në shkurt të këtij viti ai hapi një debat të madh public kur e tha këtë për herë të parë pas takimeve dy palëshe në Kretë dhe në Korce. Atëhere opozita dhe Berisha e bërtitën për shitje të detit dhe për dhurim të zonave naftëmbajtëse.

Në rrugë jo zyrtare sot ka reaguar edhe ministria e jashtme e Shqipërisë që ka shpërndarë në media një njoftim. Sipas tij “Çështja e zgjerimit të gjerësisë së detit territorial të Greqisë është një çështje e së drejtës ndërkombëtare e cila ia njeh këtë mundësi të gjithë shteteve, ashtu siç edhe Shqipëria e ka bërë një gjë të tille prej vitesh. Por distanca e 12 miljeve nuk zbatohet në gjirin e Sarandës” theksoi ajo duke shtuar se: “Parimi i 12 miljeve mund të aplikohet vetëm në rastet kur deti territorial i një shteti nuk mbivendoset me detin territorial të shtetit fqinj ku distanca është më e vogël se 24 milje”.

Në fakt në detin “problematick” që ndan Shqipërianë me Greqinë është shumë e vështirë që të gjesh sipërfaqe detare ku ujërat territoriale greke të shkojnë 12 milje. Pjesa më e ngushtë është pjesa e Ksamilit, që është 1.8 milje. Në ngushticën e Ksamilit, pala shqiptare do të marrë 0.6 milje, pala greke do të marrë 0.6 milje dhe 0.6 milje do të jetë si det ndërkombëtar.

Ndërsa kur bëhet fjalë për 12 miljet në ato vende ku ka det të gjërë, ato do ti marrë edhe Greqia edhe Shqipëria.

Prandaj në vend që të shkaktojë panik deklarata e ministrit në ikje që mburret me sukseset e arritura është më tepër një deklaratë propagandistike. Ajo luan në mënyrë populiste me ndjenjat e nacionalistëve grekë, por ajo nuk ka pse shqetëson shqiptarët. Pakti i ri i detit, ende i pazbardhur, mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të ketë shumë probleme, në ndarjen e zonave të pasura me naftë, apo me mënyrën si do të llogariten gjiret e bregdetit të Sarandës, por mëkati i tij nuk është frika simpliste se po ai fallen 12 milje det fqinjëve aty ku ato nuk ekzistojnë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI