Flash

H&M në bashkëpunim me Moschino, publikohen fotot e veshjeve

Lapsi.al 20 October 2018
H&M në bashkëpunim me Moschino, publikohen fotot e veshjeve

Adhuruesit e modës janë gjithë sy e veshë për të zbuluar krijimet e stilistit Jeremy Scott për markën “H&M”, pasi u bë publik lajmi i bashkëpunimit mes tyre. “Elle” ka publikuar imazhet e gjithë koleksionit për markën suedeze dhe duket se stilisti i është rikthyer stilit të viteve ‘80. Scott nuk ka hequr dorë nga logomania dhe dashuria e tij për personazhet e Disney-t, të cilat mbizotërojnë në gjithë koleksionin ashtu siç tek femrat dhe meshkujt. Ndërkohë që të shumta janë krijimet e lëkurës, të ndërthurura me printet e zinxhireve të arit dhe një rëndësi të veçantë zënë edhe xhinset, të cilat janë më të gjëra se zakonisht.

“Gjithmonë kur krijoj, mendoj për miqtë e mi. Ky koleksion mes Moschino dhe H&M është një festë e madhe që gëzon për argëtimin, kreativitetin, energjinë e njerëzve dhe të koleksionit” – tha Jeremy Scoot.

“Më pëlqen shumë sesi Jeremy përcolli shpirtin e këtij bashkëpunimi. Prezanton një koleksion shumë të guximshëm dhe plot jetë, që do të argëtojë të gjithë njerëzit pavarësisht se kush janë dhe nga vijnë” – u shpreh Ann-Sofie Johansson, drejtoresha kreavtive e H & M.

Koleksioni do të jetë gati për publikun me 8 nëntor, ndaj keni edhe disa ditë kohë për të kursyer para që të bëni tuajin krijimet e Jeremy Scott.

Të këshilluara

Xhensila Myrtezaj i rikthehet koncerteve

Më 12 korrik të këtij viti Xhensila u bë për herë të parë, pasi solli në jetë vogëlushen Ajka. Ajo vendosi që të shkëputej për pak kohë nga muzika, por lajmëro...

15:04

Luana Vjollca rrëzohet në emision (Video)

Ashtu siç u mësua më herët, Ermal Mamaqi do të pushtojë sot ekranin shqiptar, pasi në mbrëmje nuk do të shfaqet vetëm në emisionin e tij, por edhe në atë të Lua...

14:17

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI