Flash

Familjarët e të arrestuarit për laboratorin e drogës në Has: Si na terrorizoi Policia

Lapsi.al 20 October 2018
Familjarët e të arrestuarit për laboratorin e drogës në

Pas zbulimit të identiteteve të 3 prej të arrestuarve nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborat i përpunimit të drogave të rënda, ka folur daja i njërit prej tyre.

“Erdhën dhe arrestuan të gjithë familjen. Policia arrestoi Xhevitin sëbashku me bashkëshorten Anilën duke lënë vetëm dy fëmijët e mitur. Policia mori edhe djalin 15 vjeçar. Që prej arrestimit nuk kemi pasur asnjë kontakt me ta, fëmijët janë terrorizuar. Nëna e Xhevitit është e paralizuar dhe ka nevojë për shërbim,” u shprehën familjarët për BW.

Të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH. I arrestuari Flamur Bisho Çela punon prej 26 vitesh si shofer tek  zjarrfikëset në Shkodër.

Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

Aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI