Flash

Ekskluzive/ Ideatorët e laboratorit të heroinës, tre turq dhe një shqiptar

Lapsi.al 20 October 2018
Ekskluzive/ Ideatorët e laboratorit të heroinës, tre turq dhe

Policia ka shpallur në kërkim tre shtetas turq dhe një shqiptar, që dyshohen si ideatorë dhe organizatorë të prodhimit dhe trafikimit të heroinës që prodhohej në laboratorin e ngritur në fshatin Brenogë të Matit. Këta tre persona, thanë burime të policisë për Lapsi.al, mendohet se kontrollonin importin e opiumit, si lënda bazë e prodhimit të heroinës dhe më pas trafikimin e lënës narkotike drejt vendeve të Europës.

Burime nga policia thanë se nga partnerët është siguruar edhe linja e trafikut të opiumit dhe shitja e heroinës në perëndim. Mendohet se opiumi vinte nga Afganistani, kalonte përmes Turqisë dhe transportohej për në Shqipëri.

Nga ndërhyrja e policisë shqiptare në Has nuk janë arrestuar ende organizatorët e trafikut. Një ditë pas operacionit, policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare, pasi pa arrestimin e kokave të trafikut, operacioni i policisë mund të konsiderohet i dështuar.©Lapsi.al

Të këshilluara

Sali Lushaj: Hakmarrja që po vuan Stresi

Në një kohë kur djali i tyre, Arkimed Lushaj u arrestua për armëmbajtjeje pa leje si dhe përfshirje në një grup kriminal, Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij k...

18:49

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI