Flash

Banda e trafikut të kokainës në Britani, 25 vite burg kreut shqiptar të grupit

Lapsi.al 20 October 2018
Banda e trafikut të kokainës në Britani, 25 vite burg kreut

Erald Mema, një nga krerët e një grupi të krimit të organizuar që furnizonte kokainë në të gjithë Britaninë e Madhe, u dënua me 25 vite burg në këtë vend.

Kështu shkruajnë mediat vendase për dënimin e Memës, i cili ishte arrestuar për trafik kokaine.

Mema, një shtetas shqiptar që ka jetuar në Britani të Madhe që nga viti 2003 u arrestua dhe u akuzua më 23 nëntor të vitit të kaluar për përfshirje në një grup kriminal.

Arrestimi dhe dënimi i tij erdhi pas një hetimi dhe operacioni nga njësia e krimeve serioze dhe të organizuara në policinë e Thames Valley.

Përpara arrestimit të Memës, autoritetet kishin dënuar 19 persona të tjerë, si pjesë e kësaj bande, që merrej me përgatitjen, magazinimin e shpërndarjen e kokainës.

Në gjykatë u zbulua se Mema ishte në gjendje të kontrollonte dhe drejtonte sipërmarrjen e tij kriminale nga Britania, por me raste edhe nga Shqipëria.

Kjo organizatë ishte në gjendje që të gjente dhe të shpërndante kilogramë të tëra kokaine nëpërmjet disa korrierëve nëpër Midlands, Oxford e Bracknell.

Operacioni i autoriteteve britanike çoi në dënimin e disa personave, përfshirë Memën, me plot 165 vjet burg në total.

 

Të këshilluara

Vritet me thikë një i ri në mes të Fierit

Një i ri u qëllua për vdekje me thikë në qendër të Fierit. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, te vendi i quajtur “Zogu i zi”, ku edhe u gjet trupi i pa je...

17:10

Sa paguhen të famshmit shqiptar në Instagram

Personazhet e njohur që kanë më shumë ndjekës në Instagram, janë ata që përfitojnë më shumë dhe që paguhen për çdo postim-reklamë. Në listën botërore të “Pas...

17:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI