Flash

100 kompanitë me fitimet më të larta në Shqipëri

Lapsi.al 20 October 2018
100 kompanitë me fitimet më të larta në Shqipëri

Si u nda torta e fitimeve në ekonominë shqiptare në vitin 2017. Mbizotërojnë koncesionet, bankat dhe kompanitë e lojërave të fatit. Ndërsa për bankat, fitimet e larta lidhen më së shumti me rimarrjen e provigjoneve, për lojërat e fatit ky është viti i katërt radhazi që ky biznes njeh rritje dyshifrore dhe norma kthimi në rreth 50%. Sa janë normat e fitimit sipas sektorëve kryesorë dhe cilat janë 10 subjektet me përfitueshmërinë më të lartë, që marrin mbrapsht si fitim, më shumë se gjysmën e të ardhurave të realizuara gjatë vitit?

Nga Ornela Liperi

Panorama është sa zhgënjyese, aq edhe ironike, për një investitor që do të donte të derdhte kapital në Shqipëri, në kërkim të një norme kthimi sa më të lartë. Sipërmarrjet që kanë normë më të lartë përfitueshmërie në vend janë lojërat e fatit, me kthim deri në 70%, apo dhe koncesionet. Për të dyja, nuhatja në biznes, aftësitë organizative dhe studimet e tregut nuk hyjnë shumë në punë.

Lojërat e fatit kanë shënuar rritje dyshifrore të të ardhurave, paradoksalisht që pas aksionit të qeverisë “Fundi i Marrëzisë” në gjysmën e dytë të 2013-s, teksa normat e fitimit mbeten më të lartat në ekonomi, duke i kaluar edhe 50%.

Koncesionet kanë qenë historikisht biznese “të dhuruara”, me treg të sigurt, mungesë konkurrence e fitime të larta. Edhe për këto biznese mungon një analizë e qartë kosto-përfitime, llogaridhënia është e ulët dhe kontratat vetëm ndryshojnë formë, por nuk prishen asnjëherë dhe rrallë arrihet që publiku të përfitojë më shumë nga ky rinegocim, përkundrazi në disa raste, termat e koncesionit janë ndryshuar në favor të koncesionarit.

Edhe bankat kryesojnë në renditjen e sipërmarrjeve me fitime më të larta në vlerë absolute, kryesisht si rrjedhojë e rimarrjes së provigjoneve pas uljes së kredive të këqija, teksa të ardhurat prej disa vitesh nuk po rriten, në një mjedis me norma të ulëta interesi dhe me një total kredie ndaj biznesit që nuk po njeh zgjerim në vitin e fundit.

Ndërtimi është në një periudhë të mirë ciklike dhe po gjeneron fitime të larta, ndaj nuk është çudi që i gjithë kapitali i lirë po shkon drejt këtij sektori, duke krijuar me shumë gjasa një tepri në ofertë. Qiradhënia, sidomos ajo e praktikuar në qendra tregtare të pozicionuara mirë dhe me infrastrukturën e nevojshme për të përballuar flukse të mëdha njerëzish, po rezulton një tjetër sektor që mund të sjellë fitime të larta, por, jo për të gjithë.

Sipas të dhënave nga bilancet e kompanive, të përpunuara nga “Monitor”, 100 subjektet me fitim më të lartë në vend, fituan në total rreth 70 miliardë lekë, ose rreth 540 milionë euro, me një rritje prej 13% në krahasim me 100 sipërmarrjet me fitime më të larta në 2016-n.

Kjo shumë përbën 33% të të gjitha fitimeve të deklaruara në Shqipëri në 2017-n. (bazuar në tatimfitimin e paguar në 2017-n, fitimet totale të biznesit arrijnë në 210 miliardë lekë). Fitimet e 100 subjekteve janë sa 4.8% e asaj që prodhon ekonomia në një vit (Prodhimi i Brendshëm Bruto).

10 SIPËRMARRJET ME FITIMIN MË TË LARTË NË VLERË ABSOLUTE

1.BKT

Banka Kombëtare Tregtare, më e madhja në vend, rezultoi në vitin 2017 si subjekti me fitimet më të larta të vlerë absolute, me fitime prej 8.4 miliardë lekësh, pothuajse e pandryshuar me një vit më parë. Të ardhurat nga interesi dhe komisioni u rritën, por në kahun e kundërt u shtuan dhe shpenzimet e personelit dhe ato administrative. Pozitivisht ndikoi ulja e provigjonimeve për huatë. Norma e fitimit ishte 44%, pothuajse e njëjtë me vitin e kaluar.

2.Raiffeisen

Raiffeisen, banka e dytë më e madhe në vend nga aktivet dhe të ardhurat, kishte një vit mjaft pozitiv në drejtim të fitimeve. Nga humbjet prej 4.4 miliardë lekësh në 2016-n, banka rezultoi me një fitim para taksave prej 4.5 miliardë lekësh në 2017-n, duke u renditur e dyta në vend për nga niveli i fitimeve në vlerë absolute. Ndonëse të ardhurat nga interesat ranë me gati 10%, banka u ndihmua nga ulja e ndjeshme e shpenzimeve për provigjone (rimarrja nga zhvlerësimi i huave i kryer në vitet e fundit).

3.OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka zbritur nga vendi i parë, ku ishte vitin e kaluar. Fitimi ra me 84%, në 3.4 miliardë lekë. Administratori i OSHEE, Adrian Çela, ka pohuar për “Monitor” se 2017-a ishte testi më i fortë që OSHEE ka kaluar prej vitit 2014, për shkak të një situate mjaft të vështirë hidrike, si pasojë e thatësirës më të rëndë të 20 viteve të fundit. “Shqipëria është një vend me varësi të theksuar nga burimet hidrike dhe OSHEE-ja e vuajti këtë varësi gjatë vitit 2017, çka e detyroi ta siguronte energjinë jo nga burimet e vendit, si KESH apo HEC-et private, por nga importi me çmime shumë të larta (gati dyfish) krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo thatësirë i shkaktoi OSHEE-së impakt negativ me mbi 100 milionë euro në financat e saj”, tha Çela.

4 dhe 8. SPIECAPAG

SPIECAPAG – Shqipëria dhe SPIECAPAG Transadriatica, të krijuara në vitin 2016, që kryejnë punimet inxhinierike për gazsjellësin TAP kanë kulmuar aktivitetin e tyre në 2017-n, duke u renditur mes të mëdhave jo vetëm sipas qarkullimit vjetor, por edhe fitimeve. SPIECAPAG – Shqipëria pothuajse dyfishoi fitimet në 3 miliardë lekë, duke u renditur në vend të katërt, ndërsa SPIECAPAG Transadriatica, deklaroi fitime para taksave prej 1.8 miliardë lekësh, duke u renditur në vend të tetë (hyrje e re në listën e 10 më të mëdhenjve sipas fitimeve).

Spiecapag, me seli qendrore në Francë, ka fituar kontratën për projektet inxhinierike, prokurimin dhe ndërtimin e një loti prej 185 km në Greqi, midis Kipoi dhe Kavala, si dhe dy lote në Shqipëri (215 km në total), nga Bilishti në Topojë, në kuadër të gazsjellësit TAP. Ndërtimi i tubacioneve në terrene të vështira, me profile sfiduese dhe me afate të përcaktuara, janë fusha të ekspertizës së Spiecapag.

5.Tirana International Airport

Tirana International Airport (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, rezulton të ketë arritur një fitim rekord në 2017-n, duke u renditur e pesta në total. Sipas të dhënave të publikuara në bilanc, fitimi bruto (para taksave) i Tirana International Airport në vitin 2017 arriti në 2.8 miliardë lekë, me një rritje prej 22% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është niveli më i lartë i fitimit që TIA ka arritur në vitin 2004, kur ka filluar aktivitetin në Shqipëri.

Norma e fitimit arriti në 47%. Në mars 2016, TIA e zgjati dhe me dy vjet afatin e koncesionit me qeverinë shqiptare, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare. Por, ndonëse kanë kaluar dy vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes, Kukësi ende nuk ka aeroport funksional. Qeveria është në negociata edhe për ngritjen e një aeroporti në Vlorë.

Një konsorcium i kompanive Cengiz Construction-Kalyon Construction-Kolin Construction për të ndërtuar aeroportin në Jug të vendit që flitet të ketë një kosto 100 milionë euro, ndonëse nuk ka pasur shumë transparencë në lidhje me projektin apo me studimin e fizibilitetit të kryer për të. Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana International Airport ka pohuar se në rast se Vlora do të hapet, TIA pret që një pjesë e trafikut, midis 22-32% t’i kalojë këtij aeroporti, sidomos për operatorët që transportojnë turistë. Kjo do të sillte një rënie të fitimeve për TIA, duke e bërë koncesionarin të rishikonte planet për zgjerimin e aeroportit të Rinasit.

6.Albchrome

Në vitin 2013, grupi Balfin hyri në tregun e mineraleve në Shqipëri përmes blerjes së koncesionit të Albchrome (miniera e kromit e Bulqizës). Në shkurt 2013, ortakët e “ACR Holding” S.r.l. i kanë shitur shoqërisë “Balfin” sh.p.k. 100% të kuotave të “ACR Holding” s.r.l, sipas njoftimit të atëhershëm nga Ministria e Ekonomisë (më herët koncesioni zotërohej nga italianët e Darfo).

Albchrome ka hyrë për herë të parë në listën e 10 më të mëdhenjve sipas fitimeve. Kompania, duke shfrytëzuar koniunkturën e favorshme, ka arritur të rrisë të ardhurat vitet e fundit, duke rezultuar në të njëjtën kohë një sipërmarrje fitimprurëse. Fitimet e saj u dyfishuan në 2017-n, duke arritur në 2.1 miliardë lekë, me një normë përfitueshmërie prej 21.5%.

7.Intesa SanPaolo Bank

Intesa SanPaolo Bank ka zbritur në vend të shtatë (një vit më parë ishte e treta), me fitime prej 1.9 miliardë lekësh, me rënie prej 30% me bazë vjetore. Rënia e të ardhurave, si pasojë e uljes së interesave, ulja e rimarrjes së provizioneve në raport me vitin e kaluar por edhe rritja e shpenzimeve, ka ndikuar në tkurrjen e fitimeve të ISP gjatë 2017. Norma e përfitueshmërisë gjithsesi mbeti në nivele të larta, duke shënuar 34%.

9.APEX – AL

Operatori i lojërave të fatit, APEX-Al është për të dytin vit radhazi në listën e 10 më të mëdhenjve sipas fitimeve, duke përforcuar një trend të konstatuar vitet e fundit, atë të rritjes së aktivitetit dhe përfitueshmërisë së këtij segmenti. Ky biznes nuk po ndien krizë dhe po shënon rritje vit pas viti. “Përpjekjet” e qeverisë për t’i dhënë fund kësaj “marrëzie”, duket se kanë ndikuar në drejtimin e kundërt. Fitimet e kompanisë ishin 1.7 miliardë lekë, me një rritje prej 36% me bazë vjetore. Norma e përfitueshmërisë është ndër më të lartat në vend, prej 70%.

10.GSA

Operatori i tregtimit të energjisë, GSA, është një tjetër hyrje e re në dhjetëshe. Thatësira e tejzgjatur e vitit të kaluar, nxiti nevojën për importe të energjisë, duke i dhënë hov aktivitetit të tregtuesve të energjisë elektrike. Sipas bilancit, fitimi para taksave i GSA u trefishua në 1.4 miliardë lekë, ndërsa norma e përfitueshmërisë ishte 12%.

RENDITJA E KOMPANIVE MË TË MËDHA NË VËND, SIPAS FITIMEVE (MIN LEK)

TË ARDHURATFITIMET PARA TATIMIT

#EMRISEKTORI2017Ndryshimi vjetor (%)20162017Norma fitimi (%)
1BANKA KOMBËTARE TREGTAREShërbime bankare19,16210.38,5368,41343.9
2RAIFFEISEN BANK SH.AShërbime bankare10,609(12.1)(4,445)4,46942.1
3OSHEEShpërndarja e energjisë elektrike60,432(2.6)21,3563,4065.6
4SPIECAPAG – SHQIPËRIA*Ndërtim i linjës furnizuese të gazsjellësit TAP27,87385.41,8433,03010.9
5TIRANA INTERNATIONAL AIRPORTKoncesioni i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”5,99613.92,3092,81847.0
6ALBCHROMENxjerrje dhe përpunim kromi9,82030.19642,11321.5
7INTESA SANPAOLO BANK ALBANIAShërbime bankare5,698(12.4)2,7641,93534.0
8SPIECAPAG Transadriatica*Ndërtimi i linjës furnizuese të gazsjellësit TAP16,828180.62011,80110.7
9APEX – ALLojëra fati2,476(0.1)1,2721,73670.1
10GSATregtim energjie elektrike11,904137.14341,42211.9
11OPERATORI SISTEMIT TË TRANSMETIMIT OSTTransmetimi i energjisë elektrike5,9672.61,1271,29921.8
12KASTRATIHidrokarbure43,413(2.2)1,3101,2012.8
13INTERCOM DATA SERVICECall center3,01314.05501,07435.6
14ALB-BUILDINGNdërtim3,51485.13751,02129.0
15BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTDHidrokarbure23,87916.6-10,7808963.8
16GJOKA KONSTRUKSIONNdërtime4,50132.381985719.0
17KASTRATITregti me pakicë, hidrokarbure14,44012.88008555.9
18ITX AlbaniaShitje me pakicë e veshjeve3,09920.266875324.3
19INFOSOFT SYSTEMSTregtim i sistemeve për përpunimin e të dhënave2,674(11.4)84771026.6
20ABKONSShërbime këshillimi1,6640.420068140.9
21ALBANIA MARKETING SERVICECall center3,5900.167966518.5
22ALEATProdhimi dhe shpërndarja e dokumenteve të identitetit dhe pasaportave elektronike2,231(22.9)1,11464328.8
23MANETCIndërtim1,621(7.1)1,13263939.4
24AGNAImport eksport i mallrave industriale e ushqimore14,15610.25986234.4
25ASTRA ALBANIALojëra fati2,0820.955762229.9
26ALBANIAN DISTRIBUTION & DEVELOPMENTTregti me shumicë dhe pakicë të artikujve industrialë dhe ushqimorë4,71012.648660012.7
27BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVEShërbime bankare1,82821.342059432.5
28ALFA SH.A.Import-eksport mallrash të ndryshme, prodhim9,42510.44795555.9
29ELKA-SATregti e përgjithshme me shumicë dhe pakicë.4,030(1.2)54452913.1
30TIRANA EAST GATEDhënie me qIra të objekteve1,1541.040551444.6
31BANKA E PARË E INVESTIMEVEShërbime bankare1,3245.142951338.8
32KESHProdhim i energjisë elektrike11,213(36.7)1,7875064.5
33VLT ALBANIALojëra fati1,0993.444950045.5
34PROFARMAProdhim produkte farmaceutike2,1647.937648822.6
35FONDI BESAShërbime financiare2,05013.547948623.7
36BANKA SOCIETE GENERALE ALBANIAShërbime bankare3,947(0.6)45547812.1
37ANTEA CEMENTProdhim, përpunim materiale ndërtimi (Çimento)6,85351.6(552)4787.0
38INFO-TELECOMTelekomunikacione14,9029.32694653.1
39COCA-COLA BOTTLING SHQIPËRIAProdhim, ambalazhim, shpërndarje dhe shitje e pijeve joalkoolike3,64911.534046212.7
40ALBAMETALProdhim, tregtim i çeliqeve të ndërtimit e profileve të tjera të hekurit12,340114.77234553.7
41REGENCY INTERNATIONAL CASINO TIRANALojëra fati1,37942.720544632.3
42DREJT. PËRGJ. E SHËRB. TRANS. RRUG.Shërbime transport rrugor1,34511.249743932.7
43PE – VLA – KUNdërtime civile, infrastrukturë1,240199.84943835.4
44ADRIATIK GAMELojëra fati2,2526.935443419.3
45BANKA CREDINSShërbime bankare10,042(2.8)1,3514274.2
46NEPTUNTregti, import-eksport mallrash të ndryshme elektroshtëpiake7,50711.32714165.5
47UNION BANKShërbime bankare2,3354.821040717.4
482 TNdërtime civile dhe industriale, rrugë2,243113.96839917.8
49ALBAELETTRICATregti, sisteme të pajisjeve elektrike3,57033.930539511.1
50GENER 2Ndërtime civile, infrastrukturë8,48118.52613904.6
51EKMA ALBANIADhënie me qIra të objekteve5004.436138176.1
52LC WAIKIKI RETAIL ALTregtim veshjesh3,04842.540237012.1
53KURUM INTERNATIONAL*Prodhim, tregtim i çeliqeve të ndërtimit dhe hekurit19,84544.2(495)3641.8
54BRUNES.Tregtimin e materialeve të ndërtimit, qeramike dhe hidrosanitare,3,13812.019536211.5
55MEDITERRANEAN SHIPPING COMPANY ALBANIAAgjent portual1,005(12.5)39135535.3
56KID ZONEShitje me shumicë e pakicë, veshje, produkte industriale1,62212.88435021.6
57BOLV – OILHidrokarbure9,21922.06093463.8
58BFI TRADEBlerja, shitja, shkëmbimi dhe tregtimi i mineraleve2,17589.113433415.4
59EUROSIGShërbime financiare-sigurime2,3030.610132914.3
60ABCOMTelekomunikacion1,7922.535431817.8
61VIBTISImport-eksport i produkteve industriale2,84777.717530910.9
62ALBACALLCall center3,048(3.1)48130810.1
63SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIAShërbime financiare-sigurime4,003(0.6)4583067.7
64MARKETING & DISTRIBUTIONImport-eksport me shumicë të mallrave industriale e ushqimore8,070(23.1)3182983.7
65INTER DISTRIBUTION SERVICESImport-eksport i mallrave industriale e ushqimore13,6056.12672912.1
66CURRINdërtim1,63252.59729017.8
67JOINT VENTURE RENCO TERNA ALBANIAInfrastrukturë, punime për TAP3,426302.0142878.4
68NAZERI – 2000Shërbime ruajtje e sigurie77857.610628736.9
69EMANTETregti e artikujve të ndryshëm877162.77928632.6
70G.P.G. COMPANYPunime të ndërtimit për objekte civile, industriale, turistike etj.1,85746.919828615.4
71EGI-KShfrytëzim mineralesh nëntokë dhe mbitokë62835.625528445.2
72ROSSMANN-LALATregtimi i një game produktesh parfumerie, kozmetike, bukurie2,24713.122728112.5
73ZODIACTregtimin e artikujve të ndryshem industrialë2,71455.112527210.0
74SALILLARINdërtim në infrastrukturë2,82510.03742679.4
75S2 ALBANIAZbatimi i marrëveshjes së koncesionit të skanimit1,5672.315726116.7
76BILLA & COImport-eksport dhe shitje me shumice dhe pakicë të mallrave e lëndëve të para për industrinë e ndërtimit1,70724.517625915.2
77MEKTRIN MOTORSTregti automjetesh3,586179.4492527.0
78ALBPETROL*Kryerja e Operacioneve Hidrokarbure8,58262.51,0002522.9
79INTERBRANDSImportim, eksportim dhe tregtim me shumicë dhe pakicë2,0305.621024912.3
80ALB-ENERGYProdhim energjie, koncesion HEC402(13.9)24324460.7
81EVITATregtim I produkteve farmaceutike, mjekesore83055.411624229.2
82ENBI POWERMirëmbajtje e sistemeve energjetike1,0126.110824123.8
83RAFAELO 2002Ndërtim, turizëm, import-eksport5,00738.22752374.7
84ETS SHPKNdërtim dhe instalim I impianteve elektrike59536.58923639.7
85INTER TRADE & DISTRIBUTIONTregti me shumicë e pakicë1,7860.022023513.2
86TURGUT OZAL EDUCATIONInstitucion arsimor1,6971.715023313.7
87U.E. T.* (EUROPEAN EDUCATION INITIATIVE)Arsim I Lartën/an/a102232n/a
88UFOArsim I Lartë1,349(0.3)27622516.7
89B.M SHPKTregti e artikujve të ndryshëm bujqësorë92940.99422424.2
90GEN – I TiranaTregtim energjie elektrike7,596178.1612232.9
91SHEGA – TRANSTransport ndërkombetar mallrash, agjenci detare2,2766.82392239.8
92UNIONI FINANCIAR TIRANËShërbime financiare59714.619422337.3
93ALDENTArsim I Lartë44413.619222049.6
94EURON ENERGYProdhim energjie, koncesion HEC319(16.2)18022069.0
95MONTALImport dhe tregtim I pajisjeve mjekësore8971.026822024.5
96AUTORITETI PORTUAL DURRËS*Shërbime portuale1,8873.322721811.6
97KA TRADINGProdhim dhe shitje e artikujve higjenikë948(12.1)23421522.7
98SGS AUTOMOTIVE ALBANIAKontrolli teknik I Automjeteve (koncesion)8993.919621223.5
99STERKAJNdërtime civile e industriale2,34515.51642108.9
100ALBA KONSTRUKSIONNdërtime civile e industriale1,87870.212920911.1

 

(Monitor)

Të këshilluara

Detaje/ Si ndodhi përplasja me armë në Vlorë

Një person u plagos nga një sherr që përfundoi në përdorimin e armëve në lagjen “Çole” të Vlorës mbrëmjen e kësaj të premteje. I plagosuri është Aleksandër Vasi...

23:27

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI