Flash

Zhurmat, dyfishi i normave të BE, cilat janë zona më problematike në Tiranë

Lapsi.al 19 October 2018
Zhurmat, dyfishi i normave të BE, cilat janë zona më problematike

Një monitorim i pavarur i zhurmave në qytetin e Tiranës për 2018-en, tregon diferencim të madh të vlerave nga matjet e vitit të kaluar te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Sipas raportit të realizuar nga Qëndresa Qytetare rezulton se niveli i zhurmës tek 21 Dhjetori është 97.5 decibel, ndërsa të dhënat e AKM tregojnë 64 decibel.

Kryqëzimi i 21 dhjetorit rezulton si zona më e zhurmshme e kryeqytetit, ku norma e zhurmave ka tejkaluar standardet e BE. Një nga burimet kryesore të zhurmave është trafiku i rënduar si dhe boritë e makinave. Normativat sipas legjislacionit europian janë 50 deri në 55 decibel, por Tirana është shumë larg kësaj vlere.

“Kemi këto rezultate që janë 72.8 mesatarja dhe 97.5 maksimalja. Pra, rreth 20 herë më të larta se normativa e lejuar”, thotë Migen Qiranxhi për TCh.

Prej vitesh duket se qytetarët e Tiranës e kanë pranuar jetesën me zhurmat, pavarësisht se shqetësimet që shkaktojnë ato janë serioze. Përveç humbjes së shpërqendrimit, bezdisjes, prishjes së gjumit teksa mban dritaret hapur apo vështirësisë së shpjegimit të mësimit në shkolla afër këtyre zonave problematike, zhurmat shkaktojnë dhe humbje të dëgjimit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI